Kërkesa e LDK-së për shkurtim të fushatës zgjedhore, kërkesë me hile

Kërkesa e LDK-së për shkurtim të fushatës zgjedhore, kërkesë me hile
Kërkesa e LDK-së për shkurtim të fushatës zgjedhore, kërkesë me hile

Arsim Haziri

  • 08 September 2021 - 18:15

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri


Sa i përket  kërkesës së LDK-se për shkurtim të fushatës për zgjedhjet lokale, duke gjetur kështu edhe përkrahje të konsiderueshme edhe prej partive tjera opozitare, konsideroj se nuk është e denjë dhe aspak me tendenca humane, dhe nuk ka për t’i zvogëluar rastet më Covid. As qeveritë paraprake as kjo e tanishme nuk mund të kritikohen kinse për mos menaxhim të drejt të Covid-it, duke e dikur se kjo pandemi ka gjunjëzuar edhe shtetet më të fuqishme në aspektin e zhvillimit, e lërë më shtetet me nivel mesatar të zhvillimit.


Kjo është pandemi globale, dhe asnjë shtet nuk po e kalon lehtë këtë sfidë të këtij shekulli, prandaj duhet të bëhemi më racional në raport më këto rrethana. Kujdes po por panik dhe mbyllje jo. Kërkesa e atyre që kërkojnë shkurtim apo anulim të fushatës zgjedhore, realisht nënkupton një lloj frike objektive, e cila do të mund të ndikonte fuqishëm edhe në humbjen e bastioneve të tyre politike, që rrjedhimisht do t’i minimizonte akoma më shumë, duke ua bërë të vështirë funksionimin e mëtejmë. Vendit i duhen ndryshime drastike edhe nivel lokal, pasi kësisoj do të mund të de konstruktohej klientelizmi dërrmues që është instaluar për vite me radhë, duke e bërë kështu qeverisjen lokalë të pamundshme në ekzekutimin e planit të drejte e racional. Fushata në këto zgjedhje duhet të jetë ashtu siç parashihet ligjërisht, duke ua dhënë mundësinë qytetarëve që t’i realizojnë ndryshimet në formë ndëshkimi për gjithë ata që i kanë shndërruar institucionet publike në zyre partie.
 
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".