Për Publikun dhe Partinë Demokratike: Lexoni realitetin politik dhe mesazhet amerikane që mbështesin Lulzim Bashën!

Për Publikun dhe Partinë Demokratike: Lexoni realitetin politik dhe mesazhet amerikane që mbështesin Lulzim Bashën!
Për Publikun dhe Partinë Demokratike: Lexoni realitetin politik dhe mesazhet amerikane që mbështesin Lulzim Bashën!

Skender Kapiti

  • 15 September 2021 - 12:16

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Para disa ditësh Lulzim Basha mori një vendim shumë të rëndësishëm për demokracinë dhe për Partinë Demokratike por edhe për Shqipërinë  në akordancë të plotë me SHBA-të: largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së. Vetëm ca deputetë janë treguar “guximtarë” të hapur  e besnikë të Berishës  si Flamur Noka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Oerd Bylykbashi dhe Edi Paloka. 

Pavarësisht se provokimit të tyre u janë kundërpërgjigjur 2 apo 3 deputetë një gjë është e sigurtë se Basha ka pëkrah tij shumicën dërrmuese të deputeteve si dhe patjetër edhe strukturat dhe bazën e Partisë Demokratike të cilat e kanë zgjedhur Bashën Kryetar të PD-së dhe të cilet   duan Demoracinë,PD-në e që  janë  besnikë dhe pro SHBA-ve.

Dhe prandaj edhe vendosa t’u drejtohem PD-së dhe publikut, që duhet mbështetur fort Lulzim Basha i cili është në rrugën e duhur të Demokracisë, të emancipmit dhe të konsolidimit të saj , të ringritjes së PD-së dhe në një linjë me demokracinë, diplomacinë dhe me politikën e SHBA-ve, të këtij miku dhe aleati të pazëvëndësueshëm të shqiptarëve.  

Pas shkrimit tim me Titull “Mbështetja dhe fuqizimi i Bashës sjellin ndryshimin në Shqipëri” dhe të atij me titull “Partia Demokratike ose me Berishën, ose me demokracinë dhe SHBA-të” po u drejtoj publikut dhe PD-së këtë letër.

Menjëherë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021  Sali Berishën DASH e shpalli person “non grata”sipas kësaj deklarate:
“Sot, unë shpall të papërshtatshëm Sali Berishën, ish-President i Shqipërisë, ish-Kryeministër i Shqipërisë dhe ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të rëndë.

Në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij.

Për më tepër, retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve anti-korrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë.

Ky emërim është bërë nën Seksionin 7031 (c) të Departamentit të Shtetit, Operacionet e Jashtme, dhe Programeve të Ndarjeve të Programeve, 2021. Përveç Berishës, unë po caktoj publikisht bashkëshorten e tij, Liri Berishën, djalin e tij, Shkelzen Berisha, dhe vajza Argita Berisha Malltezi. Këta individë nuk janë të përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara.

Ky emërtim riafirmon angazhimin e përkrahjes së SHBA për reformat politike kryesore për institucionet demokratike të Shqipërisë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e Shqipërisë. Departamenti do të vazhdojë të përdorë autoritete si kjo për të promovuar përgjegjësinë për aktorët e korruptuar në këtë rajon dhe globalisht”.

Pra sipas kësaj deklarate, Berishës i atribuohen një sërë akuzash shumë të rënda , që jo për cudi nuk u bëjnë përshtypje jo vetëm Berishës por edhe disave prej mbështetësve të tij, pikërisht të atyre që përmenden në deklaratën amerikane kundër Berishës:  “Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij

Dhe pikërisht këta janë edhe “aleatët”ata të cilët bëjnë zhurmë e sikur protestojnë kundër vendimit të duhur që bëri Kryetari i PD-së z. Basha që e përjashtoi me të drejtë nga grupi parlamentar i PD-së deputetin e stërkonsumuar e  të lodhur Berisha. Po kështu në të njëjtën linjë me DASH është shprehur edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri:

“Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm, për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi, për ta çliruar nga diktatura,” deklaroi ambasadorja pasi u takua me udhëheqësin e demokratëve Lulzim Basha

“Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu,” vijoi Yuri Kim, si një referencë jo shumë e fshehtë për ish-drejtuesin e demokratëve Sali Berisha.

Pra SHBA-të ka konsideratën dhe ia atribuon  meritën historike  Partisë Demokratike për shëmbjen e komunizmit, por që aktualisht PD nuk duhet që të sakrifikojë e as të “hajë bar” pse do Sali Berisha dhe interesat e tija të ngushta personale, duke kujtuar kështu  që edhe diktatori Hoxha thoshte se bar do hamë dhe marksizëm-leninizmin se tradhtojmë.

 Publiku shqiptar dhe Partia Demokratike duhet ta lexojnë mirë edhe mesazhin dhe qëndrimin mbështetës që i dhanë kreut demokrat LulzimBasha për largimin që ai i bëri Sali Berishës nga grupi parlamentar:

“Vendim i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”, shkruan Ambasada e ShBA-së.

Pra po ta shohim me vëmendja këtë deklaratë, konstatohet ajo se Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës SHBA-të  i ofrojnë mbështetje, si dhe SHBA shpreh edhe besimin se Partia Demokratike : “ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara”, pra e theksoj që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Kjo  deklaratë kuptohet dhe do të thotë se me Bashën dhe pa Berishën Partia Demokratike me mbështetjen e SHBA -ve do të vijë  shumë shpejt në pushtet, dhe madje pse jo  edhe me zgjedhje të parakohshme për ta qeverisur dhe udhëhequr Shqipërinë.

Prandaj jo vetëm antarësia dhe simpatizanët e Partisë Demokratike por i gjithë populli opozitar duhet ta mbështesë Lulzim Bashën për ta rrëzuar e dëbuar nga pushteti qeverisjen e keqe dhe të dëmshme të Edi Ramës. Me largimin e Berishës dhe të mbështetësve përfitues e fanatik të tij shumë shpejt edhe është si alternativë e mundësi edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme pasi nuk e meriton dhe nuk e ka legjitimitetin për të qeverisur Edi Rama, mundësi e “shans” ky që i erdhi atij nga Berisha por edhe nga Ilir Meta, pasi po të ishte larguar Berisha para zgjedhjeve të 25 Prillit 2021 sot në pushtet do të ishte PD dhe kryeministër Lulzim Basha. Prandaj do të ketë zgjedhje të parakohshme  sepse nuk mund të vazhdojë që të qeverisë Edi Rama pasi qeveria e tij ka mbi supe “meritën” e blerjes së votave, të kanabizimit të Shqipëisë; mos-hapjen e negociatave me BE-në; papunësinë , varfërinë dhe shpopullimin e eksodin  e shqiptarëve; ka korrupsionin dhe hajdiutërinë e jashtëzakonshme institicionale; ka kriminalizimin dhe mbushjen e kuvëndit, administratës qeveritare dhe vendore me individë me rekorde krimi e korrupsioni; ka mbi supe dhe shumë kusure të tjera.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".