Asociacioni serb e shkatërron Kosovën dhe paraqet rrezik për luftë të re në Ballkan

Asociacioni serb e shkatërron Kosovën dhe paraqet rrezik për luftë të re në Ballkan
Asociacioni serb e shkatërron Kosovën dhe paraqet rrezik për luftë të re në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 15 September 2021 - 20:16

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Shteti i Kosovës është shtet unitar dhe dy shkallës. Kjo është baza e shtetit tonë në fushën kushtetuese. Organizimin i një Asociacioni serb me pushtet politiko-legjislativ e ekzekutiv e shkatërron bazën kushtetuese të organizimit të shtetit unitar sipas kushtetutës në fuqi. Kjo në njërën anë dhe, në anën tjetër, ky organizim i asociacionit krijon bazë të rrezikshme për një Republikë srpska, që do ta shkatërron shtetin.

Ka kështu mundësi që për shkak të Asociacionit , të  lëvizjes separatiste për shkëputje  në proces e sipër të ndërtimit, ashtu edhe të fillon një luftë e re në Ballkan. Prandaj Kosova nuk mund të lejoj Asociacion serbe dhe natyrisht se ashtu krijohet një rrezik për vetë shtetin dhe tërë rajonin.

Kjo po shihet në Bosnjë e Hercegovinë. Për Republikën e Kosovës është më mirë të tërhiqen kufij të ri me shtetin serb dhe çështja të përfundoj njëherë e përgjithmonë. Mirëpo, këtu dua të theksoj edhe një herë qëndrimin tim: Kosovë pa Ujman, pa Mitrovicë dhe pa Trepçë nuk ka. Gjithashtu duhet të kuptohet se Kosova Lindore nënkupton Medvegjen, Bujanovcin dhe Preshevën, si tërësi. Jo të ndarë dhe të shkatërruar. Vetëm me këtë tërësi ka pajtim. Duhet thënë se as edhe një ex-territor nuk duhet lejuar në Kosovë. Manastiret dhe kishat ortodokse ruhen mirë nga shteti i Kosovës. Kjo dihet historikisht dhe tradicionalisht edhe nga e kaluara.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".