Programi legjislativ i këtij viti, letër e djegur e ligjvënësve të papërvojë dhe të papërgjegjshëm

Programi legjislativ i këtij viti, letër e djegur e ligjvënësve të papërvojë dhe të papërgjegjshëm
Programi legjislativ i këtij viti, letër e djegur e ligjvënësve të papërvojë dhe të papërgjegjshëm

Blerim Burjani

  • 02 October 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Ky Kuvend, sipas dinamikës së punës në aspektin legjislativ, dobësitë që e kanë përcjellë në sesionin pranveror, dhe fillimin jo të mirë të  sesionit vjeshtor, po shihet ashiqare që  nuk do të arrij ta zbatoj, realizoj me miratim as 1/3 e  programit legjislativ të këtij viti. Shumica e deputetëve janë plotësisht jo të përgatitur për të bërë ligje të reja, për amendamentin apo edhe  për ndërhyrje në ligje, plotësimin dhe ndryshimin e tyre pas propozim ndryshimit që ju vjen nga ana e Qeverisë.

 

Ajo që vërehet në praktikën parlamentare të Kosovës ndër vite, në të gjitha  legjislaturat e deritashme, është  fenomeni mungesës së  njohurive te grupet parlamentare për të  bërë ligje. Këtu është një përgjegjësi serioze e partive politike sepse në listat e kandidatëve për deputet nuk fusin ekspert të fushës por njerëz  të lidhjeve klienteliste për  të zënë vend në Kuvend dhe për realizim të disa interesave materialiste. Pra sa i përket ekspertizës ligjore ka pa aftësi jashtëzakonisht të madhe, dhe ajo pa aftësi e tyre në  këtë drejtim është më se e dukshme. Pra krejt e keqja e  kësaj gjendje kolapsi dhe dështimi është  se deputetët janë të propozuar në lista dhe të caktuar nga partitë e tyre që nuk kanë lidhje me ligjet dhe me  politikat legjislative. Pra  në Kosovë Akoma nuk është ndërtuar një praktikë e mirëfilltë e përcaktimit të kritereve profesionale edhe në rrethet  partiake për të dërguar në kuvend njerëz që e njohin punën e ligjeve dhe profilet legjislative. Pra thjeshtë aty shkojnë njerëz për ta marr një pagë dhe për të ngritur dorën kur e kërkon shefi i partisë sipas interesit të grupit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".