Pa pastrimin e KPK-së dhe KGJK-së, sistemi i drejtësisë nuk e merr rrugën e mbarë!

Pa pastrimin e KPK-së dhe KGJK-së, sistemi i drejtësisë nuk e merr rrugën e mbarë!
Pa pastrimin e KPK-së dhe KGJK-së, sistemi i drejtësisë nuk e merr rrugën e mbarë!

Muhamet Kelmendi

  • 06 October 2021 - 19:00

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Mos funksionimi i KPK dhe KGJK krijon çrregullime dhe bënë shkelje të mëdha të lirive dhe të drejtave të njeriut e të qytetarit. Ato organe punojnë me njerëz dhe këtu është baza e lirive njerëzore. Këto kanë filluar të diskutohen në Ministri të Drejtësisë. Varet shumë nga kapja e problemeve, sepse mbi atë punohet dhe nxirren normat juridike.

VETTING-u është mjeti juridik që zbatohet në tërë sistemin dhe mekanizmat e drejtësisë. Me atë bëhet profesionalizimi i sistemit dhe spastrohen mekanizmat nga papërgjegjësitë dhe shkelësit e ligjit. Kuptohet se ky sistem me mekanizmat e vetë rregullohet dhe sanksionohet me norma të veçanta dhe të cilat tregojnë fushëveprim stinë, përzgjedhjen dhe shkarkimet nga detyrat nëpër institucione të drejtësisë. Që këto rregulla të kenë sukses kërkohet spastromi i sistemit. Këtu e vlen Ligji mbi VETTING. Nga ai ligj varet sistemi. Mirëpo, në këtë kuadër, varet kryesisht suksesi nga normat dhe mënyra e zbatimit të ligjit në praktikë. Kryesisht kjo duhet të shtrihet në dy mekanizma përgjegjës të sistemit. Pa e rregulluar KPK dhe KGJK sistemi nuk e merr rrugën e mbarë. Nga këto dy mekanizma fillon dhe përfundon shkelja dhe çdo veprim antiligjor në sistem. Këto dy organe janë mbikëqyrëse të prokurorive dhe të gjykatave në tërë vendin. Ato bëjnë përzgjedhjen, kontrollojnë punën, lëshojnë masa dhe nxjerrin nga puna prokurorë dhe gjyqtarë që nuk i zbatojnë normat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"