Vendimet për drejtësinë në Shqipëri e Kosovë, merren nëpër lokale, hotele edhe vila luksoze!

Vendimet për drejtësinë në Shqipëri e Kosovë, merren nëpër lokale, hotele edhe vila luksoze!
Vendimet për drejtësinë në Shqipëri e Kosovë, merren nëpër lokale, hotele edhe vila luksoze!

Skender Kapiti

  • 07 October 2021 - 18:56

Shkruan:ANALISTI- Skënder  KAPITI
 

Edhe vendimet për organet më të larta në sistemin e drejtësisë, merren nëpër lokale, hoteleve dhe plazheve e shtëpive të pushimit dhe të vilave  luksoze ku studiohen e mire llogariten që këto vendimmarrje  t’u shërbejnë deputetëve, qeveritareve, presidencialeve, gjyqtarëve e prokurorëve si dhe akrabave politiko-fisnore dhe asaj mafio-oligarkike. Këto vendimmarrje pastaj marrin formë zyrtare formale e ligjore duke u vulosur me vulat e institucioneve shtetërore. 


Në Shqipëri e Kosovë shkaqet se përse këto dy shtete janë të fundit në Evropë në rrugën e shtet ndërtimit modern e ligjor, të fundit në Evropë në rrugën e emancipimit civil , të demokracisë  dhe të fundit në Evropë në rrugën e sundimit të ligjit dhe të luftës kundër korrupsionit; të fundit në rrugën e zhvillimit te  progresit, mirëqenies dhe të integrimit; shkaqet për te gjitha këto janë politika dhe politikat të cilat e konsiderojnë shtetin si pronë të tyre, politika dhe politikat që punojnë për interesat personale ,familjare, klanorë e partiake; politika dhe politikat të cilat punojnë për interesa të grupeve të interesave politiko-biznesore. Dhe të gjitha këto vijnë pasi vendimmarrjet e larta shtetërore si ato parlamentare, qeveritare, presidenciale e gjyqësore merren jashtë institucioneve.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".