
Lexoni edhe:
Nëna e tre fëmijëve vdes gjatë kërcimit me llastik në garën sportive amatore
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Lëvizja e lirë mes Kosovës dhe Serbisë është një hap i rëndësishëm për qytetaret, edhe pse shumë nuk e pranojnë si të tillë, prandaj ajo çka duhet të ndodhë në vazhdim është anulimi i krijimit të ZAJEDNICES në Kosovë, ndryshe do të bëhemi si Bosnja dhe Hercegovina.
Nëna e tre fëmijëve vdes gjatë kërcimit me llastik në garën sportive amatoreLexoni edhe:
Ish-pushtetarët e dështuar kanë filluar që t’ju frikësohen tmerrësisht rezultateve të Qeveris Kurti, sepse që nga zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, kur LVV me partnerët fituan shumicën e votave me formë plebishiti qytetar, si të ishte referendum, ata e kanë ditur që Kurti do të ju nxjerr në shesh të gjitha të palarat dhe ti fusë në një krizë politike, morale dhe mendore. Opozita nuk ka argumente të besueshme dhe fakte abuzimi për të ju kundërvënë Qeverisë Kurti. Prandaj, në këtë situatë, kjo opozitë e ka humbur drejtimin sepse me largimin nga puna të disa personave të korruptuar, me luftimin e pandemisë dhe së fundmi me aplikimin e reciprocitetit, e kanë vërejtur që s’ka lojë me Albin Kurtin, sepse ai është i zhdërvjellët jo vetëm në betejë verbale dhe retorikë politike, por është i përkushtuar ti realizon zotimet edhe në mënyrë praktike.
Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, përfshirë reciprocitetin për veturat dhe mjetet tjera të transportit, është dashur të zbatohet, edhe sikur mos të kishte qenë Albin Kurti në krye të Qeverisë, por që dikush tjetër do të duhej ta bënte atë. Reciprociteti me Serbinë është dashur të ndodhë qysh në vitin 2015, por që Serbia ka qenë ajo që e ka shkelur rregulloren dhe marrëveshjen. Fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje, sado që po kritikohet nga opozita, është një fitore e madhe politike dhe diplomatike e Qeverisë Kurti. Veprim tjetër akoma më i dhimbshëm për Serbinë që do të duhej ndërmarr nga kjo Qeveri është abuzimi i marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin. E tani kur jemi tek tabelat e veturave serbe që hyjnë në Kosovë, unë konsideroj që në fazën e re të dialogut, akoma duhet të duhet të ndryshohen, e jo vetëm t’ju ngjiten STIKERSA, sepse shumë lehtë mund të abuzojnë me to, ose t’ju hiqen tabelat komplet dhe të vendosen shenja të tjera identifikimi me kos dhe numër të veçantë serik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".