Kosova në gjendje lufte, politikanët në rrugë çorre!

Kosova në gjendje lufte, politikanët në rrugë çorre!
Kosova në gjendje lufte, politikanët në rrugë çorre!

Skender Mulliqi

  • 01 November 2021 - 19:31

Shkruan:AANALISTI-Skënder Mulliqi

 

Së sa jemi stabil në këtë gjendje jo stabiliteti, e tregojnë faktet së po bëhët luftë që të kthehet gjendja e luftës të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.Të kthehemi në një gjendje kaotike, të një gjendje depresive nga e cila duket së shumë pak po largohemi.Me ide utopike nuk  largohemi nga e kaluara dhe as nuk ndërtohet e ardhmja .Bota e civilizuar kërkon qasje të reja shumë më   kualitative  të rrjedhave shoqërore dhe politike  . Sikur në Ballkan janë riakitivizuar paranojat dhe fiksionet për luftë.Edhe pas 30 vitësh të fillimit të shpërbërjës të ish-Jugosllavisë , nuk po jemi të vetëdijëshem së qfarë pasojash la  lufta , sa humben jetën , sa u gjymtuan , sa mbeten më trauma , sa mbeten pa kulm mbi kokë…

Sikur politikat kan hy në një rrugë qorre, dhe  nuk po shohin dhe as nuk po gjejnë moduse të ecjës të sigurtë përpara.E nga një logjikë e tillë e luftës , më së paku po lirohet Serbia .Idetë ultranacionaliste sikur nuk po vdesin . Ky shtet po krijon  terren të rreshqitshem , që ka mundësi eksplodimi në qdo moment.Edhe ashtu popujtë ballkanik nuk po jetojnë mirë , pikërishtë nga instalimi  i logjikave që prodhojnë   jo stabilitet.Demistifikimi i narrativave nacionaliste serbomëdha , po na shtyjnë kah e keqja , edhe në këtë fillim shekull…!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".