
Lexoni edhe:
Shfajësohet Rama: Unë as nuk ul, as nuk ngre çmime
Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci
Të gjitha skandalet e fundit që ndodhën në drejtësinë Kosovare janë edhe një arsye plus për pastrim të drejtësisë, duke filluar më ashpërsimin e masave ligjore të përgjegjësisë, sipas ligjeve ekzistuese, e për të arritur me thellë me ligjin Vetting i cili është proces, popr që nuk duhet pritur vetëm atë sepse kemi ligje të mjaftueshme të standardeve të BE-së që duhet të zbatohen të adresohet përgjegjësia e mos angazhimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të jetë gjithçka në funksion të së drejtës individuale dhe kolektive të qytetarëve.
Shfajësohet Rama: Unë as nuk ul, as nuk ngre çmime
Lexoni edhe:
Drejtësia Kosovare po kalon një situatë alarmante të dështimit të plotë, derisa nuk po funksionon zbatimi i ligjit në këtë sistem, dhe derisa kjo gjendje po reflektohet në situata kritike ku po vazhdojnë të shpërthejnë furishëm e fuqishëm një nga një skandalet e fjetura në institucionet e drejtësisë së kapur për dy dekada, duke mbuluar dhe amnistuar edhe rastet më serioze të veprave penale , raste recidiviste që po zbardhen e po përsëriten edhe tani edhe, duke u përsëritur nga ish të amnistuarit dhe të pa ndëshkuarit e veprave të tilla. Pas rastit tronditës në Pejë, shpërthen rasti tjetër në Mitrovicë, një ngjarje që e tronditi qytetin dhe më gjerë.-Duke mos vepruar drejtësia me efikasitet dhe seriozitet në kohën e duhur, pasojat vijnë e shpërthejnë disa vite më vonë , e ku i dyshuari për vrasjen e fundit në Mitrovicë dyshohet se ishte bashkë pjesëmarrës në vrasjen e një personi tjetër, me të vëllamin, kur ka ndodhur vrasja me kallash para 4 vitesh. Aso kohe, i dyshuari për vrasjen e fundit në Mitrovicë, raportohet se është zënë me armë kur po i gjykohej i vëllai. Pra i dyshuari për vrasjen e 26-vjeçarit u arrestua edhe më parë, dhe në vend që të ishte në burg për ta vuajtur veprën penale, ai ka shëtitur lirshëm në liri dhe e ka përsëritur të njëjtin krim. L.B, i dyshuar për vrasjen 26 vjeçarit më datën 29 tetor, ishte arrestuar gjatë vitit 2018 për armëmbajtje pa leje, në afërsi të objektit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Kjo kishte ndodhur gjatë kohës sa po mbahej gjykimi për vëllai e tij, i arrestuar për vrasjen me kallashnikov të një studenti në afërsi të gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, teksa është e paqartë nëse i njëjti është dënuar për këtë vrasje. Duke analizuar edhe më tej rastet e lëna në heshtje nga drejtësia, shihet se e kaluar kriminale e veprimit të sistemit të drejtësisë, që po vazhdon të zbulohet akoma më thellë edhe në rastin e 15 vjeçare së dhunuar në vitin 2012, rast i cili mori epilog të fundit me vetëm 8 muaj dënim për dhunuesin që kishte pritur 9 vite për tu gjykuar. Vepra penale kishte ndodhur në vitin 2012, në janar kur një vajzë e mitur 15 vjeçare ishte përdhunuar në një shtëpi të pabanuar në Komunën e Gjakovës, e cila duke dalë nga spitali, e re dhe e pambrojtur ishte ndalë papritmas nga dy persona të cilët nën kanosjen e thikës e kishin marrë dhe dërguar në atë shtëpi, ku ishte dhunuar gjatë tërë natës, dhe sikur të mos mjaftonte për dhunim ishte ftuar edhe një person tjetër i mitur. Ky dënim padyshim se paraqet një alarm shoqëror duke pasur parasysh faktin se Ligji për një vepër të tillë ka paraparë një dënim nga 5 deri në 20 vite burgim. Edhe qytetari më i pa informuar, në pozitën e gjykuesit të thjeshtë ligjin, e kupton se këto raste janë kulmi i skandalit në drejtësinë e inkriminuar e cila pa vonesë duhet rishikuar dhe pastruar, me masa të ashpra ligjore duke shfrytëzuar ligjin për përgjegjësit disiplinore, sikur tek rasti i Mitrovicës, e posaçërisht kur është çështja tek rasti i Pejës, ndonëse organet e sistemit të drejtësisë reaguan duke kërkuar përgjegjësi disiplinore, ato nuk duhet të mjaftohen dhe ta lënë anash domosdoshmërinë për hetim penal në këtë rast, sepse mënyra se si është caktuar seanca, si rasti është gjykuar vetëm nga një gjyqtare kurse Ligji e përcakton se “dhunimi” duhet të gjykohet nga trupi gjykues. Është e kohës dhe momentit për të mos heshtur opinioni dhe ekspertët, por duke kërkuar për të vlerësuar se si është duke u manipuluar ligji, si po maten rrethanat lehtësuese dhe nuk është gjetur asnjë rrethanë renduese, duhet analizuar dhe hetuar si është shqiptuar një dënim në kundërshtim me ligjin në aq ditë sa janë mbajtur në paraburgim dhe se si një prokurore vendosi të mos ushtrojë ankesë. Në një shtet me sundim të mirëfilltë të Ligjit, kjo shkelje dhe manipulim i procesit do të përbënte indice të mjaftueshme që të niste një hetim penal. Rasti i Pejës si gjykim i freskët skandaloz, duhet të hetohet se si u caktua seanca gjyqësore në korrik të këtij viti, në fillim të muajit korrik të vitit 2021, ku gjyqtarja Florije Zatriqi e caktoj seancën e rishqyrtimit gjyqësor kundër të akuzuarit për përdhunimin e të miturës 15 vjeçare, e cila për çudi u caktua me kërkesën e avokatit të të akuzuarit, të paktën kështu përshkruhet të ketë ndodhur në aktgjykimin e nxjerrë në muajin korrik. Mendoj që këto shkelje të konstatuara alarmante mjaftojnë për adresim edhe të përgjegjësisë penale, që gjyqtarët dhe prokurorët të marrin një mësim të mirë për të ardhmen në punën e tyre. Shkeljet janë shumë të qarta dhe të pa kontestueshme: Vendosja nga një gjyqtare dhe jo nga trupi gjykues prej tre gjyqtarëve. Dyshime në këtë rast paraqet fakti se për këtë çështje ka vendosur gjyqtarja e vetme, Florije Zatriqi, në mënyrë individuale dhe jo trupi gjykues siç parashihet me Kodin e ri të Drejtësisë për të Mitur. Sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur, për rastet kur gjykohet për vepra penale të cilat janë të dënueshme mbi 10 vite burgim duhet të vendosë trupi gjykues i përbërë prej 3 gjyqtarëve profesionist dhe jo një gjyqtar i vetëm gjykues. Pra, gjyqtarja Florije Zatriqi e ka anashkaluar Kodin e Drejtësisë për të Mitur dhe për këtë çështje ka vendosur vetë si gjyqtare e vetme gjykuese. Edhe po të zbatohej vetëm Kodi i Procedurës Penale në këtë rast përsëri çështja do duhej të gjykohej nga trupi gjykues pasi dhunimi bën pjesë në kategorinë e krimeve të rënda penale. Vendosja e këtij rasti nga gjyqtarja në mënyrë individuale është në kundërshtim me Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Të gjitha skandalet e fundit që ndodhën në drejtësinë Kosovare janë edhe një arsye plus për pastrim të drejtësisë, duke filluar më ashpërsimin e masave ligjore të përgjegjësisë, sipas ligjeve ekzistuese, e për të arritur me thellë me ligjin Vetting i cili është proces, popr që nuk duhet pritur vetëm atë sepse kemi ligje të mjaftueshme të standardeve të BE-së që duhet të zbatohen të adresohet përgjegjësia e mos angazhimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, që të jetë gjithçka në funksion të së drejtës individuale dhe kolektive të qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".