Liberalizimin e vizave për Kosovaret e sjell  në këtë vit zonja Viola Von Cramon, pasi të pastrohet shteti dhe politika nga krimi i organizuar dhe pushtetarët e korruptuar

Liberalizimin e vizave për Kosovaret e sjell  në këtë vit zonja Viola Von Cramon, pasi të pastrohet shteti dhe politika nga krimi i organizuar dhe pushtetarët e korruptuar
Liberalizimin e vizave për Kosovaret e sjell  në këtë vit zonja Viola Von Cramon, pasi të pastrohet shteti dhe politika nga krimi i organizuar dhe pushtetarët e korruptuar

Dardan Grapci

  • 08 November 2021 - 17:35

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci  

Viola von Cramon sipas mendimit tim po bënë lobim  serioz për liberalizim të vizave, më shumë se Presidentja dhe Kryeministri, prandaj nëse liberalizohen vizat duhet haptas ta falënderojmë Viola Von Cramon për ndihmën dhe mbështetjen totale që ia ka dhënë Kosovës.

Por opinioni im është se liberalizimi i vizave për Kosovarët nuk do të ndodhë deri në vitin 2024, për shkak se duhet të pastrohet Kosova nga gjyqtarët, policët, deputetët, biznesmenët, etj. të cilët janë të korruptuar, kanë vjedhur, kanë shantazhuar, e kanë mashtruar popullin thuajse për 21 vite.Mirosllav Lajçak është duke luajtur me zjarre, e para shteti i tij ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Republikës se Kosovës, dhe e dyta qe hiq me pak se dy muaj ka kërkuar qe dialogu me Serbinë te vazhdoj. Tani nëse BE e ka dërguar si ndërmjetësues për bisedimet Kosove - Serbi, atëherë pse po kërkon sidomos ne Greqi qe 5 shtetet anëtare te BE-s ti heqin vizat për Kosovën?. Shtrohet pyetja se çka po përgatitet nga ana e BE-s për Kosovën?, ndonjë kaos i mundshëm apo është kthjellur BE sa qe e ka pare qe po kane sulme nga disa shtete mike te Kosovës qe po kërkojnë me çdo ngulm liberalizimin e vizave. Qytetaret do besojnë ne këtë përrallë vetëm kur te ndodhe dhe të bëhet realitet. Këtë po them se shumë herë populli i Kosovës janë mashtruar edhe nga qeveritarët tonë, nga Presidentët, kryeministrat, ministrat e deputetët e Kosovës duke deklaruar se Kosova tani më gjendet  në zonën e shengenit ku dhe festonin, gjë që nuk kalonte  shumë kur Këshilli Evropian i demantonte  duke ju thënë qytetarëve se nuk është e vërtetë.


Viola von Cramon sipas mendimit tim po bënë lobim  serioz për liberalizim të vizave, më shumë se Presidentja dhe Kryeministri, prandaj nëse liberalizohen vizat duhet haptas ta falënderojmë Viola Von Cramon për ndihmën dhe mbështetjen totale që ia ka dhënë Kosovës. Por opinioni im është se  liberalizimi i vizave për Kosovarët nuk do të ndodhë deri në vitin 2024, për shkak se duhet të pastrohet Kosova nga gjyqtarët, policët, deputetët, biznesmenët, etj. të  cilët janë të korruptuar, kanë vjedhur, kanë shantazhuar, e kanë mashtruar popullin thuajse për 21 vite.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".