Serbia duhet të parandalohet urgjentisht, po e rrezikon paqen në Ballkan

Serbia duhet të parandalohet urgjentisht,  po e rrezikon paqen në Ballkan
Serbia duhet të parandalohet urgjentisht,  po e rrezikon paqen në Ballkan

Muhamet Kelmendi

  • 19 November 2021 - 16:45

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

 Ne fakt kurrë nuk është ndalur Serbia nga pretendimet territoriale ndaj vendeve tjera te Ballkanit Perëndimor. Pikësynimi kryesor ka qene serbizimi i viseve shqiptare dhe te territoreve bosane, kroate e malaleze. Ideja e "bashkimit te botes serbe ne nje shtet" ka per pikesynim zgjerimin e shtetit serb ne Kosove, ne Maqedoni, ne Mal te Zi dhe ne Bosnie e Hercegovine, deri edhe ne Kninin e Kroacise. Ketej po iu del ne ndihme te madhe Rusia dhe Kina. Ka edhe vende tjera qe po e perkrahin boten shoviniste raciste serbe. Ne kuader te Evropes eshte 5-ja evropiane qe nuk e ka njohur shtetin e Koseves dhe segmentet e vecanta ne kuader te UE. Shih per kete kryesisht tandemin Borel - Lajqak qe edhe jane perfaqesues te UE per dialog midis Kosoves dhe Serbise dhe qe te dy vijne nga shtetet qe nuk e njohin shtetin e Kosoves. Te prire nga kjo perkrahje e madhe dhe me synim te ripushtimit jane qeveritaret e Beogradit ne veprim per te destabilizuar deri ne shkaterrim te Bosnies e Hercegovines. Atje ka armatosur shteti serb armaten serbe dhe ka derguar vullnetare ruse. Priten edhe aksione luftarake.

Ne Kosove eshte forcuar rezistenca serbe ndaj shtetit te Kosoves  dhe po vepron ne drejtim te destabilizimit per te sulmuar Kosoven edhe ushtarakisht. Ne Malin e Zi eshte forcuar politika serbe dhe tash gjindet ne pushtet. Kjo po behet edhe me perkrahjen partise "Ura". Me mire nuk eshte gjendja as ne Maqedonin e Veriut. Edhe ndaj ketij shteti ka pretendime Serbia. Per te i realizuar keto pikesynime po punohet ne disa drejtime:

1. Ne armatosjen ne arme moderne nga Rusia dhe me krijimin e gjendjes konfliktuoze brenda ketyre republikave.

2. Ne punen e madhe diplomatike ne drejtim te terheqjes se njohjeve per Kosoven, duke punuar qe mos te kete gjithashtu as njohje te reja.

3. Po krijohen situata konfliktuoze brenda Republikave, sidomos ne Kosove, ne Bosnie e Hercegovine dhe ne Mal te Zi.

4. Tehu i luftes eshte aktualusht kunder Kosoves, ku Serbia po e kercenon me lufte Republiken, ne emer gjoja te rrezikimit te pakices serbe ne Kosove.

Ketej ka kohe qe jane disa pikesynime hegjemoniste ne te cilat po punon Serbia.

Se pari, ne ripushtim te tere Kosoves, me ideologjine se "Kosova eshte serbe",

Se dyti, me ndarjen e copetimin e Kosoves dhe

Se treti, ne krijimin e Asociacionit serb ne Kosove.

Ne keto pikesynime e ka perkrahjen e disa forcave ne UE, te Rusise dhe te Kines.

UE duhet te ndali politiken qe ne emer te Unionit Borel dhe Lajqak po e bejne ne favorat ekspansionit serb mbi Kosove.

Ndihmen kryesore kerkohet te japi Anglia, Gjermania dhe SHBA-te. Ka edhe shtete tjera qe mund te ndihmojne ne ndaljen e agresionit serbomadh.

Shqiptaret do te mbrojne me cdo mjet dhe menyre  Republiken. Populli yne nuk  luftoje qe tash te ripushtohet. Republika dhe shteti jane te panegociueshme. Ato nuk jane ne pazar.

Pushtimi mund te behet vetem me shkaterrim total.

Mirepo, eshte koha kur mund te ndalet shteti serb. NATO, UE shtetet demokratike e liridashese e kane ne dore. Dikur behet vone. Atehere kerkohet intervenim ushtarak per te ndalur.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".