
Lexoni edhe:
Serbi vret gruan e tij shqiptare
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Për momentin qytetarët janë të hutuar duke u përpjekur të analizojnë dhe të gjejnë se kush është i mirë dhe kush duhet të ndërrohet? Lëvizja prej një skaji në tjetrën dhe kthimi në të vjetrën është fakt dhe akt që po shihet , dhe madje i çuditshëm, dhe nga kjo duket se ka humb shpresa se diçka e mirë do të ndodhë.
Serbi vret gruan e tij shqiptare Lexoni edhe:
Këto parti aktuale nuk janë ndryshimi dhe zhvillimi demokratik. Qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë edhe më tej ndryshimin dhe zhvillimin demokratik. Këto subjekte politike aktuale nuk janë modeli qytetar i kërkesave. Pra qytetarët e duan një skenë të re politike që i dëgjon kërkesat qytetare dhe i përmbush obligimet ekonomike, sociale shëndetësore... Politika nuk është biznes e as pronë e liderëve politik , sjelljet e tilla kanë bërë që të humbë interesimi i qytetarëve për zgjedhje.
Pra këto vite të fundit është tu ndodhe një pakënaqësi dhe dëshpërim i madh i qytetarëve në të gjitha partitë politike. E provuan edhe VV-në si ndryshim në nivelin nacional por sa po duket nuk pati dhe ende nuk ka ndonje sukses. Tash në nivel lokal VV pësoj një debakël serioz dhe nga pak kush që ka mundur të pritet një situatë e tillë. Në këtë lloj hutie dhe humbje të shpresës, problemi kryesor i qytetarëve mbetet ai që ishte, s’ka alternativë dhe s’ka besim në asnjë prej këtyre partive ekzistuese, ose po shihet dukshëm se edhe VV-ja është gati e njëjtë me ato partitë e më hershme. Tash edhe këta po merren me punësime partiake e familjare. Për momentin qytetarët janë të hutuar duke u përpjekur të analizojnë dhe të gjejnë se kush është i mirë dhe kush duhet të ndërrohet?
Lëvizja prej një skaji në tjetrën dhe kthimi në të vjetrën është fakt dhe akt që po shihet , dhe madje i çuditshëm, dhe kjo duket se ka humb shpresa se diçka e mirë do të ndodhë!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".