
Lexoni edhe:
Osmani: Ka tendenca për destabilizimin e rajonit tonë
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Tash kur gjithçka ka përfunduar me procesin elektoral, janë zbardhur edhe rezultatet për kryetar komunash, pritet vetëm certifikimi i rezultatit dhe hapi i tjetër që është konstituimi i shpejtë i qeverive të reja komunale që do të bëhet me marrëveshje politike. Natyrisht pa koalicione rreziqet janë që të kufizohen puna e kryetarëve në mungesë të votave.
Osmani: Ka tendenca për destabilizimin e rajonit tonëLexoni edhe:
Pas përfundimit të fushatës së elektrizuar zgjedhore tash do tw relaksohet situata. Pra duhet siguruar një paqe në kuvende komunale , bashkëveprim, bashkëpunim për interesa të përbashkëta politike dhe në dobi të qytetarëve. Në Kosovë pak e hiq mendohet për qytetarët, zakonisht mendohet, siç kanë treguar praktikat e deritashme, vetëm për interesa të liderëve politik të cilët edhe vendosin me kënd do të bëjnë koalicione, duke ndarë tallin komunal, atë që mundë të ndahet. Kështu kanë vepruar gjithmonë partitë politike edhe në komuna edhe në nivel nacional.
Në publik flasin krejt diçka tjetër, se kinse ata nuk përzihen në koalicione e as në punën e komunave dhe kryetarëve, e në anën tjetër gjithmonë ka skandale politike, skandale pronësore, skandale për lejet e ndërtimeve , skandale në prishjen e rendit urbanistik përmes dhurimit korruptive të lejeve ndërtimore e çka jo tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".