Elitat tona politike e kanë përdorë bixhozin duke na e instaluar jetën e keqe  neve dhe fëmijëve tanë

Elitat tona politike e kanë përdorë bixhozin duke na e instaluar jetën e keqe  neve dhe fëmijëve tanë
Elitat tona politike e kanë përdorë bixhozin duke na e instaluar jetën e keqe  neve dhe fëmijëve tanë

Skender Mulliqi

  • 10 December 2021 - 18:06

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Elitat tona politike nëse nuk kanë përdorur bixhozin për nxitje lufte, e kanë përdorë  bixhozin duke na instaluar   jetën e keqe të shumicës dhe të fëmijëve tanë . Nuk është  mirë që në pa mundësi të dijës dhe të fuqisë tanë , të pranojmë kapitullimin para të këqijave më të cilat jemi katandisur që shumë kohë .Kjo askujt prej nesh  nuk na falet..!Sikur nuk na falet mos uniteti ynë karshi Serbisë ultra nacionaliste  të Vuçiqit!

Nacionalizëm në kuptimin pozitiv të shqiptarët ka. Ndërsa  nacionalizëm në kuptimin negativ  në Serbi  ka më bollëk.  Nacionalizmi serbomadh të kohës të Vuçiqit në Serbi , në  njërën anë po shprehë hegjemoni ndaj shqiptarëve , kurse në anën tjetër  po i shërben,  për të shpërqendruar  vëmendjen nga problemet jetësore  më të cilat po përballët ky shtet. Në emër të nacionalizmit serbomadh , presidenti serb , Aleksandër Vuçiqi, po mendon , e që nuk  do ti dalin hesapet ashtu, të marrë  toka dhe jeta shqiptarësh , sikur e ka bërë këtë gjë krimineli I luftës, Millosheviq. Çdo njeri i ndershëm është kundër nacionalizmit në kuptimin negativ të fjalës. Si zakonisht më nacionalizim primitiv merren elitat e korruptuara dhe të kriminalizuara politike .Kur korrupsioni dhe krimi i organizuar luftohen , edhe nacionalizmat në kuptimin negativ  shumë pushojnë së ekzistuari. Shqiptarët kurrë nuk shprehen pretendime territoriale ndaj askujt dhe nuk janë diskriminues ndaj entiteteve  pakicë në Kosovë. Ato madje ,  kanë të drejta më shumë së çdo minoritet tjetër në botën demokratike .  Nuk është mirë për popujt  ballkanik, kur e kaluara po tenton të na përsëritet nga Serbia dhe Rusia ,të cilat nuk janë liruar nga shovinizmi .Bixhozi nuk është lojë  e mire , dhe këtë lojë, po e bën kush tjetër pos Serbia e Vuçiqit , duke e kërcënuar Ballkanin më  luftë të re. Elitat tona politike nëse nuk kanë përdorur bixhozin për nxitje lufte, e kanë përdorë  bixhozin duke na instaluar   jetën e keqe të shumicës dhe të fëmijëve tanë . Nuk është  mirë që në pa mundësi të dijës dhe të fuqisë tanë , të pranojmë kapitullimin para të këqijave më të cilat jemi katandisur që shumë kohë .Kjo askujt prej nesh  nuk na falet..!Sikur nuk na falet mos uniteti ynë karshi Serbisë ultra nacionaliste  të Vuçiqit!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".