
Lexoni edhe:
Miratohet Projektligji për Marrëveshjen Financiare IPA 2016
Shkruan:ANALISTI- Xhevat Meha
Çdo veprim që rritë dhe fuqizon ndershmërinë është i mirëseardhur dhe i dobishme për shoqërinë. Mirëpo vendimin që edhe profesorët dhe mjekët e institucioneve publike ta deklarojnë pasurinë e fituar e konsideroj veprim n bishtin e problemeve që ka Kosova. Koka e problemeve në Kosovë është niveli tepër i ultë i zbatushmerisë së ligjit në të gjitha segmentet dhe institucionet e Kosovës.
Miratohet Projektligji për Marrëveshjen Financiare IPA 2016Lexoni edhe:
Qytetarët e Kosovës, në veçanti të rinjtë e Kosovës janë të ballafaquar me dilemën a të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosove a të largohen nga Kosova. Perspektiva për ndërtim të jetës në Kosovë varet nga niveli i zbatushmërisë së ligjit që për qytetarët është niveli i realizimit të të drejtave dhe sigurisë se tyre.
Përgjegjës për nivelin kaq të ultë të zbatushmërisë së ligjit përgjegjës janë institucionet si prokuroria e Kosovës, gjyqësia e Kosovës, hetuesia e Kosovës. Funksionimi i duhur i këtyre institucioneve ofron siguri për qytetarët që të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë. Funksioni si është tani i këtyre institucioneve detyron qytetarët që të largohen nga Kosova, është duke zbrazur Kosovën. Sa ofron forcim të sigurisë për qytetarët deklarimi i pasurisë nga profesorët dhe mjekët? Unë them papërfillshëm.
Rreth fuqizimit të funksionalitetit të institucioneve përgjegjëse për zbatim të ligjit Qeveria ka fjalë shumë e veprime hiq. Ky mos veprim nga qeveria është injorim e kërkesave të qytetarëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".