Banda kriminale Veselinoviq -Radojqiq e ka telekomandën në kabinetin e Aleksandër Vuçiqit! 

Banda kriminale Veselinoviq -Radojqiq e ka telekomandën në kabinetin e Aleksandër Vuçiqit! 
Banda kriminale Veselinoviq -Radojqiq e ka telekomandën në kabinetin e Aleksandër Vuçiqit! 

Skender Mulliqi

  • 17 December 2021 - 17:21

Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi

Sanksionet  kundër këtyre individëve në veri të Kosovës, sigurisht së kanë lidhje , dhe do ti bëhet presion, apo do të shpallin non  grata edhe presidentin serb Vuçiq. Kjo linjë krimo politike e  krimo biznisore është duke vepruar, për vite të tëra . Veriu i vendit u bë vendi më i përshtatshëm për të gjetur strehë grupet e ndryshme kriminale serbe .Vuqiqi iu ka dalë në mbrojtje hapur Veselinoviqit dhe Radojqiqit.

Amerika shpalli disa persona serb non grata për shkak të veprimtarisë të tyre kriminale. Grupet kriminale në veri ,bashkëpunuan më pushtetin e Serbisë ,dhe dyshohet edhe më disa njerëz më ndikim politikë dhe te biznesit në Kosovë. Kriminelet Veselinoviq dhe Radojqiq, janë drejtuesit kryesor të grupeve kriminale në veri të vendit. Ata kanë organizuar barrikada shumë vjeçare mbi lumin Ibër, duke e ndarë veriun nga jugu. Ishin organizator të incidenteve të ndryshme për destabilizim të Kosovës .Shpërthimet e shpeshta më bomba , rrahjet dhe vrasjet e shqiptarëve në veri, janë vepër e tyre .Këto struktura kriminale paralele nuk u shuan asnjëherë në këtë pjesë të vendit. Të lidhur më qarqet e ngushta politike në Serbi , vepruan lirshëm , duke mbetur të pa prekshëm në ligji. Veselinoviq dhe Radojqiqi janë dy të dyshuarit kryesor edhe për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviqit . Grupet kriminale të Veselinoviqit dhe Radojqiqit u morën më tregti të drogave ,shpëlarje parash , kontrabanda më armë etj. Këta ishin të mbrojtur dhe të shpallur si atdhetar serb, nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiqi, ku thuhet së lidhje më këto grupe kriminale ka edhe vëllai i Vuçiqit. Moti është e ditur së shef i mafisë në rajon është Vuqiqi, i cili ka biografi politike kriminale nga lufta në ish-Jugosllavi. Zyra për kontroll dhe prejardhje të pasurisë të Ministrisë të Financave  të SHBA-ve , Veselinoviqin dhe Radojqiqin dhe grupet e tyre i ka klasifikuar si grupe kriminale, duke I futen ne listën e zeze .Sanksionet  kundër këtyre individëve në veri të Kosovës, sigurisht së kanë lidhje , dhe do ti bëhet presion, apo do të shpallin non  grata edhe presidentin serb Vuçiq. Kjo linjë krimo politike e krimo biznisore është duke vepruar, për vite të tëra . Veriu i vendit u bë vendi më i përshtatshëm për të gjetur strehë grupet e ndryshme kriminale serbe .Vuçiqi iu ka dalë në mbrojtje hapur Veselinoviqit dhe Radojqiqit. Të themi për lexuesit të cilët nuk kanë njohuri, së Radojqiqi është nënkryetar i Listës Serbe. Shpallja e tyre si persona non grata dhe pritja e arsyeshme për të shpallur edhe Vuçiqin, është lajm i mirë. Protestat të cilat kanë filluar në Serbi dhe zgjedhjet të cilat priten të mbahen në pranverë , janë sinjal së ka mundësi të ndërrimeve të mëdha politike në këtë shtet , duke ardhur në pushtet opozita. Kjo do të bënte të mundur edhe qetësimin e situatës politike në rajon, të cilën e dëshiron edhe Amerika më aleatet e saj evropian, kur dihet së Vuçiq është duke mbajtur lidhje të ngushta politike më presidentin rus, Vladimir Putin. Ata edhe janë protagonistet kryesor të kërcënimeve më luftë, që po iu bëhen tre shteteve të rajonit, Malit të Zi, Bosnjës dhe Kosovës .

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".