Për plotë dy dekada krimi  i lidhur me politikën rrezikoj themelet e shtetit të Kosovës

Për plotë dy dekada krimi  i lidhur me politikën rrezikoj themelet e shtetit të Kosovës
Për plotë dy dekada krimi  i lidhur me politikën rrezikoj themelet e shtetit të Kosovës

Skender Mulliqi

  • 25 December 2021 - 19:00

Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi

Shoqëria është rrënuar  nga brenda, deri të baza e saj civilizuese. Për  një shoqëri njerëzore dhe një shtet të rregulluar, duket së pak kush po e mendon. Kosova, sikur nuk po dinë së cila është e mira dhe cila është e keqja. Nuk po e bëjmë dallimin e rrenës dhe të vërtetës?!  Kemi pasur mundësi , po të kishim unitet dhe të punonim seriozisht, ti kemi të gjitha të mirat e kësaj bote.

Pak gjë të hairit bëmë më Kosovën e lirë dhe të pavarur! E sakatuam në vend që ta ndërtojmë mirë! E gjuajtën atë largë si të ishte top i futbollit! Nuk patën krenari dhe dinjitet ata që e drejtuan! Përjetuam skam dhe mjerim social, pa punësim, krim , korrupsion, izolim , largim, fytyra të ngrysura dhe të palumtura njerëzish , të cilët Kosovën e kanë paramenduar shumë më ndryshe, më të zhvilluar dhe të prosperuar. Kosova po të ishte gotë me venë apo raki moti do të ishte zhdukur! Secili që mori pushtetin u tregua më zi së tjetri, nuk menduan gjë më shumë veç hajnive dhe zhvatjes të pronës shoqërore ! Populli për çudi heshti dhe i durojë nëpër shumë këto tortura! Veç që nuk u ushqyen edhe më kockat e tij! E frikësuan ,dhe e nënshtruan si të ishte kope delesh! Por,ai nuk mashtrohet dhe nënshtrohet për gjithmonë! Po vijnë gjeneratat e reja , të cilat nuk pranojnë nënshtrimin, përbuzjen, nuk pranojnë okupimin e tyre shpirtëror dhe material, sepse pas çdo kohe të ligë lind dielli!

Kur e shikojmë në mënyrë kronologjike, atë që lamë për 20 vite mbrapa, shtrohen vet- vetiu shumë pyetje logjike: Çfarë ishte ky rrugëtim i Kosovës ? A ndërtuam shtet si duhet? Sa krijuam kushte për ta përkundur fazën e tranzicionit? Çfarë ishte rrjedha e ecurive ekonomike?  Pse politika u tregua e pa zonja si në planin e brendshëm ashtu  edhe në planin e jashtëm. Sa shteti ynë i dytë në Ballkan e arsyetojë qëllimin shekullor të shqiptarëve?  U treguam kampion , duke i ngritur duart kah qielli, duke u treguar të pazotët të drejtojmë shtetin tonë e sovran dhe të pavarur?! Këtë pyetje dhe pyetjet e mëparshme kurrë nuk ia parashtruam veti! Nuk u interesua kush që të punojë as për një gjeneratë të vetme, e lere që duhet të planifikohet së paku për tri gjeneratat e ardhshme. Udhëheqjet tona të shtetit ishin të "zëna", më punë tjera të parëndësishme për shumicën, e të rëndësishme për ata . Puna e treguar deri më sot për ta ndërtuar shtetin e ri të Kosovës, ishte e dobët?!Apo, ata që erdhën  në pushtete u treguan dhe ishin kuadro jo profesionale, për profesionin fisnik të politikës. Jeta politike ka shumë defekte, e cila reflektojë keq në ekonomi, në shkencë e kulturë, në jetën biznesore, dhe nuk reflektojë si duhet në asnjë segment të jetës dhe të punës. Unë sigurisht së do të kisha dëshire,  të shkruaj diçka krejt tjetër. Është lehtë të lavdërohemi, është lehtë ta kemi gojën plot demokraci, e në anën tjetër punët flasin së gjitha këto nuk janë gjë tjetër veçse një cirk, që pushteteve u shërbeu si opium karshi popullit. Status -kuo politike , dhe madje edhe kthimet mbrapa, nuk kanë  lidhje më shtet. Për këto dhe një situatë të tillë çfarë e kemi aktualisht, nuk është luftuar dhe sakrifikuar aq shumë gjatë historisë. Një mentalitet dhe vetëdije e tillë e nivelit të ulët është duke na shkaktuar dëme të mëdha. Lavdërime plotë , e punë kurrfarë! Shkallë e lartë e të papunëve, dhe në të njëjtën kohë më mijëra të larguar nga Kosova? Na janë bërë bashkë demagogët dhe debilët...?!Këtë zinxhirë të keq dikush do të duhej ta shkëput, nëse mendojmë të ndërtojmë shtet ku funksionojnë mirë të gjitha sistemet. Kemi mbetur duke pritur, e nuk po veprojmë. Oportuniteti është treguar fatal për secilin popull! Shoqëria është rrënuar  nga brenda, deri të baza e saj civilizuese. Për  një shoqëri njerëzore dhe një shtet të rregulluar, duket së pak kush po e mendon. Kosova, sikur nuk po dinë së cila është e mira dhe cila është e keqja. Nuk po e bëjmë dallimin e rrenës dhe të vërtetës?! E kemi pasur mundësi , po të kishim unitet dhe të punonim seriozisht, ti kemi të gjitha të mirat e kësaj bote.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".