
Lexoni edhe:
Anulohen festimet për Vitin e Ri
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Nuk do të kishte gjë të keqe nga nisma për integrimeve rajonale , sikur kjo të bëhej në tjera rrethana politike. Kjo nismë apo kjo aleancë trilaterale Vuçiq- Rama- Zaev, e nisur në Samitin e Nishit dhe e cila po vazhdon me takimin e fundit ne Shqipëri , është nismë e pa matur mirë e Ramës, i cili po e fuqizon ekonomikisht dhe politikisht Serbinë në rajon, në kohën kur Serbia e Vuçiqit nuk është reformuar,përkundrazi po i kthehet politikave të viteve te 90-ta të shekullit të kaluar, kur edhe filluan luftërat në ish –Jugosllavi.
Anulohen festimet për Vitin e Ri
Lexoni edhe:
Ky Project i minishengenit ballkanik , bie ndesh edhe mbi parimet bazë të demokracisë liberale, bie ndesh më atë së Serbia nuk po heq dore nga planet hegjemoniste, duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Për mua dhe për secilin , edhe për Ramën shumë të pa matur , do të duhej ta kishte parasysh faktin së Serbia , nuk e ka hequr nga preambula kushtetuese, Kosovën si pjesë përbërëse te saj. Shtrohet pyetja logjike , si mund të kemi integrime rajonale mbi këto baza shoviniste serbe, të cilat e rrënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kjo gjë natyrisht e përjashton pavarësinë e Kosovës. Protesta e zhvilluar në Tiranë , ditën kur Shqipërinë e vizitoj një ish kriminel i luftës në Jugosllavi, ato u mbajtën më moton kundër aleancës Rama-Vuçiq, dhe kundër Ballkanit të Hapur. Një aleancë apo një nismë e tillë e Ramës, është duke e sjellë në peshore pavarësinë e Kosovës, dhe është duke I rrezikuar interesat e shqiptarëve në Ballkan. Kjo nismë inkorporohet më lansimin e idesë serbomadhe për” Boten Serbe” , së aty ku ekziston një serb , duhet të ekziston edhe shteti i Serbisë. Open Ballkanin e përkrahu edhe BE-ja, e kur dihet së kemi nismën e Berlinit! Kosova lidhur më këtë çështje duhet të jetë shumë më e zëshme , sidomos kur u mbajtën protestat e Tiranës , së ardhja e Vuçiqit në Shqipëri nuk është e dëshirueshme për shumicën e shqiptarëve .Qeveria dhe kryeministri Kurti nuk janë duke e përqafuar idenë e Open Ballkanit, por që duhet kundërshtuar atë më fuqishëm kjo duhet të bëhët në të ardhmen .Ballkani i Hapur nuk e ndalë krimin e organizuar nëse mendon dikush, dhe nuk i bënë pushtetet ekzistuese në rajon më liberale , por gjithnjë e më shumë forcon pozitën e tyre autoritare. Kur Kosova nuk e pranon këtë projekt , nuk ka mundësi integrimi dhe as lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Deri sa nuk kemi barabarësi , nuk ka së si të ndodhë as integrimi rajonal. Nuk ka mundësi integrimesh duke e përjashtuar Kosovën si shtet, siç po tentohet nga Vuçiqi . Integrimi do të kishte kuptim vetëm nëse Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës në kufijtë e saj ekzistues, që pak ka indikacione të bënë këtë gjë presidenti i këtij shteti .Ka ardhur koha që të përfundojnë planet dhe kërcënimet me luftë ruso-serbe, për dalje në deti duke i zhbërë kështu dy shtetet shqiptare. Këtë gjë nëse po ju mundëson atyre kryeministri Edi Rama , nuk duhet të lejojnë shqiptaret në asnjë mënyrë së bashku më aleatet e tyre Perëndimor dhe Amerikën. Edhe presidenti kroat Millanoviq ka pasur të drejtë në Prishtinë për “Open Ballkan” duke bërë të qartë se nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë, pra si shtet i pa varur i njohur paraprakisht nga Serbia, atëherë kjo është një iniciativë pa lidhje.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".