Invaliditeti dhe "Lista e veteranëve" të UÇK-së shqyrtohen vetëm nga gjykatat kompetente

 Invaliditeti dhe
 Invaliditeti dhe

Muhamet Kelmendi

  • 28 December 2021 - 16:21

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

 Çështja e invalidëve nuk ka se si të hapet nga ana e organeve ekzekutive dhe legjislative. Nivelin e invaliditetit për personat invalid nga lufta a paqja e cakton komisioni i mjekëve. Kundër qëndrimeve të tilla ekzistojnë shkallshmëritë dhe komisionet e veçanta mjekësore që shqyrtojnë dhe vendosin nëpër instanca. Vendimet e tilla mundë të anulohen me kërkesë për revizionim të lëndës. Por, kjo ndodhë rrallë herë. Ndërsa, kompetentët në këto raste recidive janë përsëri komisionet mjekësore. Dhe, kur vendoset nga komisioni, vendimi hynë në fuqi dhe bëhet i ekzekutueshëm Mirëpo,  kur është çeshtja e veteraneve te luftës se UCK-se kërkohet vendim gjyqësor mbi vendimin e organeve administrative. Kjo nuk rishqyrtohet nga organet ekzekutive.

Gjykata ka mundësi te anuloje vendimet e tilla dhe nëse gjene vepër penale i merre ne përgjegjësi kompetentet dhe vete personin qe dyshohet për vepër penale. Si ne rastin e invaliditetit, ashtu edhe ne rastet e veteraneve te UCK-se, lypset qe Prokuroria Speciale te heton dhe te beje akuza penale pranë Gjykatave themelore, kuptohet nëse gjene fakte për vepër penale . Kemi kështu një procedure shume te qarte. Qeveria nuk ka te drejte te merret me rastet e tilla. Edhe Kuvendi është inkompetente. Kompetencat janë te organet prokuroriale dhe te gjykatat.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".