
Lexoni edhe:
Shqiptari arratiset me çarçaf nga burgu italian
Shkruan:ANALISTI- Skënder Mulliqi
Pse shqiptarëve nuk ju lejohet që ti kenë dy shtetësi është çështje e politikave tona jo të mira , i politikave të pa programuara që do tu kishin mundësuar rinisë tona shumë më lehët të përballen më situate, kur gati domosdoshmërisht ju duhet më u përcaktuar për një nënshtetësi. Kjo temë ishte dashur të qitet në rëndin e ditës të Kuvendit të Kosovës,e jo kjo punë ti lihet stihisë. Është brengosëse e dhëna së nga 2017 e deri në vitin 2020, nga shtetësia janë detyruar dhe kanë hequr dorë 20 mijë e 113 kosovarë!
Gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike dhe niveli enorm i te pa punësuarve , po bënë që rinia jonë t’ia mësynë shteteve të zhvilluara perëndimore .Po thuaj së askush nuk pati dert për të hapur vende te reja të punës, që do të krijoheshin pastaj edhe kushtet më të volitshme për të jetuar në Kosovë. Pas luftës klasa jonë politike punojë aq keq sa pak kush e ka pritur një zhvillim negativ të ngjarjeve politike dhe të rrjedhave ekonomike. Të gjithë kemi menduar së pasi u largua Serbia nga Kosova do të punohet mirë dhe ndershmërisht për mirëqenie dhe për shtet. Nuk u bë as njëra dhe as tjetra në mënyrën e duhur.
Shqiptari arratiset me çarçaf nga burgu italian Lexoni edhe:
U qiten interesat personale mbi interesin e përgjithshëm. Secili pushtet u tregua më i dobët së tjetri në vend që të ishte e kundërta. 22 vite janë tepër të gjata për të jetuar keq. Për këto 22 vite ju humbi perspektiva e shumë të rinjve, duke bredhur rrugëve .Le që patëm largime të përditshme por u ballafaquam edhe më eksode masive shumë të pa pranueshme për një shtet që mëton të jetë i zhvilluar dhe demokratik.
Nga ky kënd dhe nga varfëria ekstreme duhet shikuar edhe trendin e heqjes dorë nënshtetësia , secilin vit e më shumë. Raporti i fundit kur thuhet së 4 mijë e 600 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia në vitin 2021 është shqetësuese , por që për fat të keq askush deri më sot nga institucionet përkatëse nuk po merret seriozisht më këtë çështje të ndjeshme të interesit shtetëror dhe nacional. Ky numër është dukshëm më i lartë së një vit më parë , kur nga shtetësia kishin hequr dorë 3 mijë e 600 persona. Zyrtarë nga Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore për heqjen dorë nga shtetësia, është mos lejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të Bashkimit Evropian, ku kanë migruar shumë kosovarë.
Arsyeja kryesore që po i shtyn kosovarët të heqin dorë nga shtetësia është edhe ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende të BE-së, që është padrejtësi e madhe , kur dihet së shumë shtetas tonë jetojnë dhe veprojnë atje për shumë vite , e një numër i konsiderueshëm kanë lindur atje .Pse shqiptarëve nuk ju lejohet që ti kenë dy shtetësi është çështje e politikave tona jo të mira , i politikave të pa programuara që do tu kishin mundësuar rinisë tona shumë më lehët të përballen më situate, kur gati domosdoshmërisht ju duhet më u përcaktuar për një nënshtetësi. Kjo temë ishte dashur të qitet në rëndin e ditës të Kuvendit të Kosovës,e jo kjo punë ti lihet stihisë.
Është brengosëse e dhëna së nga 2017 e deri në vitin 2020, nga shtetësia janë detyruar dhe kanë hequr dorë 20 mijë e 113 kosovarë!Largimet nga vendi dhe kjo çështje po bëjnë edhe ndryshimin e strukturës demogafike, në dëm të Kosovës por edhe të trevave tjera etnike. Ende nuk është bërë statistika më e re e banorëve të Kosovës, e cila sigurisht do të nxirrte zvogëlim drastik të banorëve.
Është koha e ndaljes të dëmtimit në aspektin demogarfik të Kosovës. Një zhvendosje e tillë e detyrueshme e popullatës së punësuar në vendet e dyta , është pasojë e diplomacisë së jashtme shumë të dobët që e patëm gati krejt pas luftën. Po thuaj nuk patëm politika të mira dhe parimore që interesohen për shtetin e Kosovës .Madje jo që nuk u punua gjë e hajrit, edhe pse kemi pasur dyfishim të përgjegjësive , përveç MPJ-së edhe Ministrinë e Diasporës.
Nëse ia dëshirojmë të mirën Kosovës, dhe qytetarëve të saj, të cilët janë vu në pozitë të vështirë, jo vetëm kur bëhet fjalë për këtë temë ,por në përgjithësi, duhet të lirohemi nga praktikat e vjetra të cilat e kanë qitur përtokë shtetin e Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".