Kosova do të vazhdon me trend të njëjtë politiko - ekonomik!

Kosova do të vazhdon me trend të njëjtë politiko - ekonomik!
Kosova do të vazhdon me trend të njëjtë politiko - ekonomik!

Muhamet Kelmendi

  • 06 January 2022 - 14:45

Shkruan:Muhamet Kelmendi

 -Është një kohë shumë e rëndë që po e kalon Kosova. Problemet janë të mëdha dhe natyrisht se është shumë e rëndë gjendja. Shikuar nga koha që po e lëmë nuk pritet ndonjë zhvillim i theksuar. Ajo që deklarohet nga kompetentët është vetëm rikthim në gjendjen para  pandemike. Këtej kemi edhe përqindje zhvillimore të mirë. Punësimi do të vazhdon të jetë problemi më i theksuar  në Republike. Nuk priten punësime të veçanta si rezultat i një politike ekonomike zhvillimore. Gjendja e punëtorëve do të keqësohet më shumë. Të ardhurat do të mbesin në nivel eksploatues.

Edhe nëse të ardhurat minimale rriten në 250 euro, përsëri është një rritje jo adekuate me gjendjen dhe kjo nuk e përmirëson situatën sociale në vend. Mbrojtja sociale dhe shëndetësore nuk do të pësojnë ndryshime pozitive. Arsimi do të vazhdon me të njëjtin ritme, pa ndonjë ndryshim pozitive në nxënie të mësimit. Në fushën e luftimit të krimit dhe të korrupsionit, sikundër edhe të kontrabandës, sigurisht se deklarimet do të jenë pozitive, mirëpo në terren nuk do të kemi ndryshime pozitive.

Gjyqësori nuk do të përmirësohet. Kështu do jetë edhe gjendja në prokurori etj. Në raportet ndërkombëtare nuk do të kemi njohje të reja. Ndoshta 1 a 2 shtete do të njohin shtetit sovran të Kosovës. Dialogu do të ketë intensitet më të theksuar. Nga dialogu dhe sukseset në  atë fushe do të varet edhe liberalizimi i vizave. Megjithatë, Republika ka anë pozitive. Si të tillë duhet theksuar stabilitetin politik dhe qeverisës në vend. Pozitive është edhe lufta kundër pandemisë me corona virusin. Nuk shoh gjë tjetër.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".