Lidhja e sistemit të drejtësisë me rrjetet e krimit të organizuar është për tu alarmuar

Lidhja e sistemit të drejtësisë me rrjetet e krimit të organizuar është për tu alarmuar
Lidhja e sistemit të drejtësisë me rrjetet e krimit të organizuar është për tu alarmuar

Hasan Preteni

  • 15 May 2024 - 07:39

Shkruan:ANALISTI- Hasan Preteni

Harxhohen lek,humbet kohë,marrin mëditje e paga të majme dhe në fund gjithçka dështon-vjetërsohet. Asnjë rast i krimit të organizuar nuk e ka marrë epilogun dënues. Zvarritje e tërheqje taktike në pafundësi. Mund të ketë punë edhe për monitoruesit e "gjyqësorit"që ndonjë OJQ të bënë ndonjë analizë,tryezë diskutimesh, storie televizive apo material për portalet e kriminalizuar.

-Rasti më i freskët i zvarritjes me qëllim të dështimit në procesin gjyqësor rreth super abuzimit me detyrën zyrtare, shkeljes së ligjit dhe shpërdorimeve që ka bërë ish kryetari i Komunës së Leposaviqit me të tjerët anëtar të grupit zhvatës e shpërdorues të kompetencave dhe pasurisë së shtetit, është edhe një dëshmi që fletë se krimi nuk e njeh as gjuhën,as besimin e as etninë. Krim i organizuar në vepër. Një element tjetër është se ky rast nuk do të përfundon kurrë është edhe numri i madh i personave të akuzuar. Praktika na rikujton se kur ka shumë të akuzuar dhe shumë të paditur,shumë avokat e shumë procedura, rasti nuk do të përfundon kurrë. Njëherë mungon një gjyqtar nga paneli, herën tjetër avokati, pastaj të akuzuarit e kështu me radhë. Ka raste kur ish gjyqtar dhe ish prokurorë, tani janë angazhuar si avokat. Ujq të vjetër janë ata dhe i njohin të gjitha hapësirat se ku duhet atakuar-goditur.

Praktika tjetër na dëshmon se asnjë rast me shumë të akuzuar nuk ka përfunduar pa u vjetërsuar. (toka,veteranët,stendat...). Harxhohen lek,humbet kohë,marrin mëditje e paga të majme dhe në fund gjithçka dështon-vjetërsohet. Asnjë rast i krimit të organizuar nuk e ka marrë epilogun dënues. Zvarritje e tërheqje taktike në pafundësi. Mund të ketë punë edhe për monitoruesit e "gjyqësorit"që ndonjë OJQ të bënë ndonjë analizë,tryezë diskutimesh, storie televizive apo material për portalet e kriminalizuar dhe ... Derisa të instalohet transparenca, llogaridhënia dhe meritokracia në kuptimin e plotë të fjalës,nuk do të kemi as sistem të mirëfilltë as drejtësi e as besim të " pushteti i tretë" gjyqësori.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".