Lexoni edhe:
Lidhja e sistemit të drejtësisë me rrjetet e krimit të organizuar është për tu alarmuar
Shkruan: Dr. Hysni Aliu
Anëtarësimi i Kosovës në KiE është me rëndësi jetësore për Kosovën, ashtu siç është jetësore edhe ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të shtetit por edhe funksionalitetit të brendshëm. Kërkesat që po bëhen nga bashkësia ndërkombëtare, e posaçërisht nga shteti mik Franca, në lidhje me Asociacionin e komunave serbe janë sa të pa sinqerta po aq edhe kundërthënëse.
-Po them kështu sepse, gjersa për çdo gjë që bënë Qeveria jonë po kërkohet koordinim me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtar, siç është rasti i dinarit serb, kur është në pyetje Asociacioni po kërkohet që kjo çështje të kryhet pa koordinim me Serbinë, pra në mënyre të njëanshme ku Kosova do të implementonte marrëveshjen e pa nënshkruar nga Serbia ashtu siç bëri me planin e Ahtisarit, në mënyrë që më vonë sërish të dialogohet për asociacionin e formuar njëanshëm nga Kosova dhe e cila do të qonte në një fazën tjetër të dialogut pas asociacionit, në një Republike serbe.
Lidhja e sistemit të drejtësisë me rrjetet e krimit të organizuar është për tu alarmuarLexoni edhe:
Franca po tregohet dashakeqe me Kosovën, dhe në mënyrë indirekte, me kushtëzime të tilla, po tenton shthurjen e shtetit të Kosovës. Unë besoj se po sillen lojëra të forta e të rrezikshme gjeostrategjike afatgjata, ku Franca, SHBA-të dhe Gjermania janë aktorët kryesor, e Kosova është një territor me të cilin po bëjnë pazare të fshehta, sidomos sa i përket raportit me Serbinë. Ardhja e ministrit Ukrainas në Serbi së bashku me bashkëshorten e Zelenskit, tregon për lojën e Serbisë me këto tri shtete, që po e bëjnë në kurriz te Kosovës.
Asnjëra nga këto tri shtete nuk janë të sinqerta me njëra tjetrën e as me Kosovën. Ne si shtet serioz, duhet të ecim përpara dhe të kemi Plan B në këtë situatë. Sipas vlerësimit tim, Serbia do shkoj me shpallje të shtetit serb brenda Bosnjes e Hercegovinës, pra kërkon konfederatë në Bosnje ndërsa në Kosove do të kërkoj së pari autonomi të serbëve për ta shndërruar në republikë brenda Kosovës. Anëtarësimi në KE është tepër i rëndësishëm, në mënyrë që këtyre planeve ogurzeze tu prehet rruga. Unë besoj që Kosova duhet të dal me një propozim për ta dërguar asociacionin ne kushtetuese për vlerësim, pas një marrëveshje paraprake me QUINT-in që dërgimi në kushtetuese nuk do nënkuptonte implementimin e asociacionit në mënyrë të njëanshme, për këtë duhet të kërkohen garanci me shkrim nga QUINT-i. Pastaj mundësia e dytë do ishte implementimi i njëanshëm i çdo gjëje që është në marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit, por me kushtin që Kosovës ti garantohet anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare duke përfshirë edhe njohjen nga 5 sh-ja mos njohëse dhe hyrjen në NATO.
Në këtë garancion do të duhet të përfshihej edhe një aneks ku thuhet që BE dhe QUINT-i nuk do të kërkojnë në të ardhmen dialog për Asociacionin në mënyrë që Serbia ta pranoj shtetin e Kosovës, pra do ishte një përfundim i çdo dialogu rreth Kosovës. Unë besoj qe kështu do hidhej topi në fushën e QUINT-it dhe do i jepeshin argumente të forta vendeve mike që me ngulem po përkrahin anëtarësimin e Kosovës në KE siç janë shtetet baltike e Britania e madhe dhe vendet skandinave.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".