A na mori vala e Lumit?!...

 A na mori vala e Lumit?!...
 A na mori vala e Lumit?!...

Ismail Muçiqi

  • 23 January 2022 - 13:00

300 Shtëpi të Llapashticës në terr.  

 

Në këto dite te ftohta dimëri kur temperatura mbrëmë zbriti ne  -10 gradë banoret e Katundit Llapashticë mbeten pa rrym plotë 24 orë. Kjo fatkeqësi po përsëritet përditë e me shumë. Keshtu vetëm brenda 1 muji 300 familje te këtij katundi u përballen me ndërprerje te energjisë elektrike. Mjerimi edhe me i madh është se njeriu normal nuk dinë kujt ti drejtohet për te marr përgjigjje se qka po ndodh ne ketë kohe. Neper lagje dhe kuluare njerëzit kuvendojnë pa pasur burime te sakta se aka prishje teknike ne rrjetin elektrikë. Por ka edhe thashetheme tjera te cilave nuk po u beson askush. Kjo po u ndodh qytetareve qe disa here me radhe për shkak te papërgjegjësisë dhe jo profesionalizmit te personave përgjegjës te cilët menaxhojnë me distribucionin energjetik ne Podujevë. Këta njerëz te cilët nuk dinë askush kush i ka emëruar, apo nga vijnë është vështire te komunikosh me bazën e tyre. Ata nuk përgjigjen edhe kur qytetari i kërkon ne telefon. Kjo po ndodh pas 20 viteve ne liri, ne Kosovën e pavarur si Shtet "funksional dhe demokratik". Këto probleme nuk kane te ndalur por vazhdimisht po u sjellin probleme qytetareve te cilët edhe kështu kane halle te shumta, shëndetësore, social ekonomike ne jetën e përditshme. Kjo është rezultat i privatizimit kriminal qe u be nga strukturat e Qeverive te kaluara kur asetet dhe infrastruktura energjetike ju shiten KEDS-it. Tani me vetëdije apo për shkak te mungesës se logjikes te shendosh, sektori i rrjetit me gjithë infrastrukturën Sovraniteti ju dorëzua Kompanisë Turke KEDS. Këto janë veprimet dhe vendimet e gabuara dhe te dëmshme te cilat tani pasojat po i bartin qytetaret e Kosovës. Zhgënjimi edhe me i madh se na mori "pusi" me te cilën po përballen qytetaret qëndron gjithandej fshatrave dhe bashkësive lokale te cilave ju mungon invencioni, aktiviteti dija dhe organizimi politike qe ishte dikur. Mjerisht sot ne fshatra dhe bashkësi lokale njerëzit kane harruar te tubohen apo ti shtrojnë - diskutojnë problemet te cilat ekzistojnë dhe te cilat kërkojnë zgjidhje. Sot ne katunet tona qytetaret nuk dine kujt ti drejtohen, apo cila është adresa e ndonjë autoriteti te cilin e kane zgjedhur për ti përfaqësuar ne institucionet lokale. Ky është mjerimi qe po i ndodh familjes, lagjes, fshatit apo bashkësive lokale te cilat ekzistojnë vetëm ne letër. Si mund ti themi vetes se po ndërtojmë Demokraci apo Shtet ligjore kur pjesa dërmuese e popullit është jashtë qdo rrjedhe apo agjende qe ndodh rreth nesh. Këto janë defektet substanciale te cilat po e përcjellin shoqërinë tone, e te cilat po krijojnë pasoja negative ne raportet ndërnjerzore, ne edukimin e gjeneratës se re e deri tek përpjekjet ne ndërtimin e personalitetit te individit, te gjeneratës te djemve dhe vajzave dhe te shoqërisë ne përgjithësi. Me thotë mendja se kjo forme e politikebërjes dhe e aktivizimit te shoqërisë nëse nuk ndryshon sa me pare jemi duke shkuar drejte humnerës. Historia na ka mësuar me shekuj se aty ku nuk ka Zot shtëpie, apo autoritet ne krye të katundit qe e çmon populli aty nuk ka progres, nuk ka rend aty nuk pritet diçka e mire. Edhe krejt ne fund këto qe i thamë me larte janë pasoje e vetëdijes te ulet dhe pasoje e politikes se gabuar te cilën e udhëhiqen njerëzit pa integritet, pa dije, pa vizion. Prandaj nëse qasja dhe aktivizimi nuk ndryshon ndërprerja e energjisë do te vazhdoje duke na e zënë frymën terri dhe mjerimi. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".