Kapiti: Është e pabesueshme dhe nuk pritej kjo as nga politika dhe as nga shumica e popullit të Kosovës
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
Pse disa miq të mi nga Shqipëria dhe disa komentues të publicistikës sime nga Kosova pak a shumë më thonë kështu: “Skënder, në Kosovë ka xhelozi dhe egoizëm të jashtëzakonshëm , të gjithë thonë unë… unë dhe të gjithë duan të jenë komandanta, kryeministra e presidenta, dhe nuk ia vlen të shkruash më për Kosovën”.
Gjithë jetës sime i jam përkushtuar Kosovës, sepse këtë edukatë na e kanë dhënë prindërit e mi; të cilët m’a kanë rrënjosur nacionalizmin dhe dashurinë për atdheun, Kosovën.Kam shkruar aq shumë për Kosovën , madje nga historia e saj jam frymëzuar dhe kam shkruar dy Libra, atë “Triumfi i Kombit” dhe atë “Pesë Letra drejtuar Kombit”.Që në fëmijërinë e hershme , kur isha gjimnazist dhe ushtar në vitet 1974-1990, pra në kohën e diktaturës kam qenë revoltë kundër komunizmit në Shqipëri vetëm për faktin se Diktatura komuniste në Shqipëri nuk e kishte fare në projekt, as në edukatë dhe as si kauzë cështjen kombëtare, atë të bashkimit kombëtar.
E kam mbështetur fort Lëvizjen patriotike të shqiptarëve të Kosovës për Kosovën Republikë, kam mbështetur Lëvizjen kombëtare të udhëhequr nga Rugova, kam mbështetur unë dhe familja ime luftën clirimtare të UCK-së, por edhe jam mbështetës i politikës së Albin Kurtit për luftën kundër korrupsionit, atë për stabilitetin dhe konsolidimin e pavarësisë dhe të legjitimitetit, për sundimin e ligjit dhe për moslejimin e coptimit të Kosovës.
Por ajo që më shqetëson shumë sot dhe që është bërë shqetësim edhe për aleatët e mëdhenj të shqiptarëve është fakti i papërgjegjshmërisë së politikës kosovare, kryesisht të opozitës në Kosovë e cila nuk lejon por pengon dhe e mban Kosovën në krizë të vazhdueshme institucionale për interesa private politike e korrupsioni. Si dhe tjetra që më ka zhgënjyer shumë është fakti se si ka mundësi që edhe populli votues në Kosovë braktisi detyrimin demokratik e patriotik, braktisi dhe nuk mori pjesë shumica dërrmuese e tyre në zgjedhjet e 7 Qershorit 2026 për të bërë zgjidhjen dhe clirimin e shtetit e të demokracisë nga pengmarrja politike e korrupsionit dhe e politikës kundër interesit kombëtar?
Si ka mundësi që shqiptarët e Kosovës nuk protestuan sa dhe si duhet për mbrojtjen e trojeve që politika ua dhuroi Maqedonisë dhe Malit të Zi; si ka mundësi që në Kosovën shtet të pavarur paska pasur institucione paralele serbe, bankë të dinarit serb,targa serbe të makinave, Mitrovica e Veriut na paskësh qenë pastruar etnikisht nga shqiptarët?
Dhe pra si ka mundësi që votuesit në Kosovë nuk shkuan në votim për forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë dhe të shtetit të Kosovës me 7 Qershor 2026?
Vijnë nga Kosova në stadium në Shqipëri për të mbështetur futbollin,por akoma u bënë 12 ditë që në Shqipëri protestohet kundër shitjes së trojeve shqiptare, protestohet për mbrojtjen e thesareve dhe pasurive dhe nuk ka në protestë përvecse shumë rrallë ndonjë nga Kosova, kur në pllaazh ka me mijra?
Ku është patriotizmi i juaj që e akuzonit dikur Shtetin Amë se nuk bën sa duhet për Kosovën , kurse sot ia keni kthyer shpinën Shqipërisë dhe e doni atë vetëm sa për të ardhur për pushime në det?
Pse jeni treguatr dhe harruat mirënjohjen për Shqipërinë dhe nuk respektoni ata shqiptarë nga Shqipëria që kontribuan aq shumë për Kosovën , por ua hoqët edhe suplementin finaciar të veteranit të UÇK-së?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
