Dardan Sejdiu sekser i PDK-së dhe pjesëtar i hershëm i SHIK-ut!

Dardan Sejdiu sekser i PDK-së dhe pjesëtar i hershëm i SHIK-ut!

Gani Qarri

  • 28 January 2022 - 17:15

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

 Koalicioni i ndërtuar ndërmjet LDK-së dhe PDK-së, në kryeqytet, ka rrezik që të shfrytëzohet nga strukturat e SHIK-ut ilegal për të kapur pozitat më të rëndësishme në drejtimin e komunës, si ajo e nënkryetarit, post për të cilin ka filluar të përflitet emri i Dardan Sejdiut, njeri ky i njohur si pjesëtar i hershëm nga 1999 i SHIK-ut dhe sekser i PDK-së që nga themelimi i saj! Ndaj përfshirja eventuale e figurave të njollosura në krim e korrupsion nga dy mandatet e kaluara të Shpend Ahmetit, jo vetëm do ta njolloste, por edhe do ta pamundësonte qeverinë e re të Prishtinës të drejtuar nga kryetari i ri, Përparim Rama, njerëz kyç që ndër vite bashkëjetuan me krimin e organizuar dhe krijuan të gjitha parakushtet për stimulimin e pastrimit të parasë së pistë në industrinë e ndërtimeve siç përflitet Dardan Sejdiu.

 

Derisa LDK i ka emëruar dhe përmbushur të gjitha pozitat për qeverinë e re komunale, partneri i koalicionit PDK, ende nuk e ka bërë as përzgjedhjen e emrit për pozitën e nënkryetarit të Komunës, që sipas marrëveshjes për koalicion duhet ta ketë PDK-ja. Dhe pikërisht për këtë pozitë jo zyrtarisht ka filluar të përflitet emri i Dardan Sejdiut emri i pjesëtarit të hershem të SHIK-ut dhe sekser i PDK-së që nga themelimi i saj, i cili ishte emëruar nënkryetar komune që në mandatin e parë të Shpend Ahmetit, deri në zgjedhjen e tij për deputet të Kuvendit në vitin 2014, dhe përflitet edhe si ish shef i krimit të organizuar për pastrimin e parave të pista nga nëntoka e mafies së ndërtimit në kryeqytet e më gjerë, duke bllokuar lejet e pronarëve legal e legjitim për ndërtim në pronat e tyre. Për herë të parë, Dardan Sejdiu lirohet nga detyra e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës në korrik të vitit 2014, pasi zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e VV-së, pozitë në të cilën ka qëndruar deri në korrik të vitit 2016, ndërsa me shpërbërjen e Kuvendit të atëhershëm ai është rikthyer, serish në pozitën e nënkryetarit të Komunës, për të mbetur gjithmonë në shërbim të SHIK-ut ilegal, krimit të organizuar dhe nëntokës kriminale të shpëlarjes së parasë së pistë përmes tregtimit të lejeve të ndërtimit në bashkëpunim ma mafinë e ndërtimeve, postin të cilin e ka mbajtur deri më fund të dhjetorit të vitit 2017, kohë kur pas zgjedhjeve të dyta lokale, për nënkryetar komune ishte emëruar Selim Pacolli i AKR-së. Ndaj duke pasur parasysh të gjitha këto, kryetari i i ri i Prishtinës Përparim Rama duhet ta kushtëzojë kompletimin e qeverisë së re komunale në koalicion me PDK-në, duke e përjashtuar në çdo mënyrë përfshirjen e Dardan Sejdiut, në qeverinë e re komunale, sepse mbajtja e tij edhe këtë mandat në pozitën e nënkryetarit të Komunës nënkupton vijimin e avazit të vjetër dhe nuk lë hapësirë për të ndryshuar, por ruan lidhjet e deritashme të vazhdimit të krimit në ndërtim, dhe pastrimin e parasë së pistë në këtë fushë, në të cilën siç dihet, ka investuar me të madhe krimi i organizuar!

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".