
Lexoni edhe:
IKSHPK-ja ju bën thirrje të testoheni për Covid nëse i keni këto simptoma
Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni
Kosova ka shënuar edhe disa të arritura , tek legjislacioni ka shumë nisma për ndryshime ligjore ( kodi Penal, ligjet anti-korrupsion, ligjet për KPK-në KGJK-në). Policia në bashkëpunim me prokuroritë i filluan disa aksione si : Ministria e Bujqësisë-subvencionet, kazinot, fajdet, Brezovica,Mitrovica Veriore dhe disa raste tjera. ndryshime pati edhe tek pjesa e politikes kadrovike, Auditori i Përgjithshëm, shumë borde e titullar të institucioneve të pavarura. Në këtë rrugëtim mbetet edhe shumë për të bërë. Gjykatat të intensifikojnë punën, më shumë aktgjykime dhe konfiskime, kompletim i bordeve dhe emërimin e titullarëve të mekanizmave të pavarur.
IKSHPK-ja ju bën thirrje të testoheni për Covid nëse i keni këto simptomaLexoni edhe:
Raporti i Transparency International është raporti më pozitivi në dekadën e fundit, pozitiviteti i ti mund të mbështetet me disa prova, Raporti i TI është raporti me kredibil për prezencën e korrupsionit në botë. Nuk ka investitor të mundshëm që nëse dëshirojnë të investojnë në një vend pikë referuese është raporti TI -së,Gati 86% e shteteve në botë në këtë dekadë kanë stagnuar në luftë kundër korrupsionit. Në Kosovë e kundërta nga 32 pikët që i kishim në vitin 2012 tani 39 pikë. Vendi në tabelë nuk është shumë me rëndësi por numri i poenëve, sa më shumë poenë aq më mirë në pozicionimin në tabelë. Maksimumi është 100 pikë që nuk i ka asnjë shtet por shumë afër janë Danimarka, Singapori, Zelanda e Re ... e më së keqi Somalia,Sudani Jugore dhe...Në regjion gjithmonë kemi qenë keq, së bashku me Shqipërinë e tani vetëm Mali i Zi më mirë ( veprimet e Driton Abazoviqit) kurse Maqedoni si në të tjerët më keq,sukses i llojit të vetë. Në sqarimin që e dha një nga drejtoreshat e një Departamenti të TI-së ishte se Kosova ka përparuar ne fushën e demokracisë, lirisë së drejtave të njeriut dhe lufta kundër korrupsionit. Transferimi i pushtetit pas dy zgjedhjeve u realizua pa probleme,parlamenti vazhdoi punët në kohë pandemie, qytetarët e rritën besimin tek institucionet e vendit dhe progres tjera në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit. Kosova ka shënuar edhe disa të arritura , tek legjislacioni ka shumë nisma për ndryshime ligjore ( kodi Penal, ligjet anti-korrupsion, ligjet për KPK-në KGJK-në ...). Policia në bashkëpunim me prokuroritë i filluan disa aksione si : Ministria e Bujqësisë-subvencionet, kazinot, fajdet, Brezovica,Mitrovica Veriore dhe disa raste tjera. ndryshime pati edhe tek pjesa e politikes kadrovike, Auditori i Përgjithshëm, shumë borde e titullar të institucioneve të pavarura. Në këtë rrugëtim mbetet edhe shumë për të bërë. Gjykatat të intensifikojnë punën, më shumë aktgjykime dhe konfiskime, kompletim i bordeve dhe emërimin e titullarëve të mekanizmave të pavarur. Kuvendi të rrisë angazhimin e nxjerrjen e ligjeve dhe rritjes së kontrollit në zbatimin e ligjeve, kontrrolla parlamentare. Të rritet transparenca dhe llogaridhënia. Rezultatet u njohën edhe nga shumë mekanizma dhe përfaqësi ndërkombëtare. Start i mirë i qeverisjes por larg realizimit të objektivave-synimeve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosovë Sot Online"