
Lexoni edhe:
Avokati: Gjykata pritet të marrë vendim sot për Molliqajn
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Me financimin e partive politike nga parat e qytetarëve , partitë i shndërron ne kompani private .Shteti nuk duhet të financoj asnjë parti sepse ata vetëm këtë e shohin ekzistencë të tyre të qëndrueshme. Ky është një absurd që nuk ka nevoje të ndodhë edhe më tutje.
Avokati: Gjykata pritet të marrë vendim sot për MolliqajnLexoni edhe:
Në periudhën e INMUK-ut, ky mision ndërkombëtar i instaluar në Kosovë kishte nxjerrë një rregullore për të lehtësuar gjendjen për funksionimin e përkohshme të partive në këtë mënyrë pas luftës për shkak të varfërisë. Partive dhe liderëve të papunë dhe disa individëve që qëndrojnë afër atyre liderëve ky ligj ju konvenon akoma dhe nuk po duan ta shfuqizojnë atë por do ta forcojnë edhe më shumë dhe atë në kurriz të qytetarëve. Ligji për Financim te partive politike gjenezën e vetë e ka tek rregullorja e UNMIK-ut si periudhë transitore e forcimit të institucioneve të Kosovës në ekonomi dhe me forcim të rendit dhe ligjit. Pra ishte rregullore e përkohshme , sepse përndryshe partitë politike janë organizata private të themeluara nga grupet e interesit. E kur jemi te praktikat ndërkombëtare, shteti askund në botë nuk financon parti politike e as nuk paguhen ekstra nga qytetarët ato parti politike, përveç nëse vijnë në pushtet. Pra paguhet Qeveria dhe deputetët por nuk duhet të paguhen partitë për ta mbajtur veten. Është praktikë dhe parim demokratik ndërkombëtar ku partitë politike formohen nga grupe të ndryshme të interesit, me programe e projekte të caktuara për interesin publik, por ato jetojnë apo mbijetojnë nga donatorët e tyre, mbijetojnë edhe nga anëtarësia partiake. Pra është krejtësisht jo serioze, e pa pranueshme dhe absurde që shteti me dhënë para për njerëz të partive politike. Kjo skemë e financimit të partive politike është bërë nga UNMIK-u vetëm duke u bazuar aso kohe në mungesë të zhvillimit ekonomik dhe derisa të forcohet ekonomia vendore. Partitë në atë kohë ankoheshin se nuk kishin para për të bërë fushata, përderisa ekonomia private ishte e shumë e dobët. Tash më duke e ruajtur këtë kontinuitet të kësaj forme të financimit, nuk është e rastësishme se si atëherë por edhe sot partitë politike marrin para tinëzi nga donator të ndryshëm, në mënyrë jo transparente dhe asnjëherë nuk i deklarojnë ato se si janë mbledhë dhe nga kush. Shumë kompani private japin para por ju thonë partive që të mos figurojnë në publik emrat e tyre. Shteti nuk duhet të paguaj për parti që ato të vazhdojnë që vetëm nga kjo pagesë te mbeten gjallë sepse ashtu kështu këta njerëz kurrë nuk do të punojnë por do të jetojnë prej pallavra dhe prej partive. Me këtë praktikë që e kemi deri tash, të gjitha partitë ekzistuese politike po mbijetojnë me paga të qytetarëve, dhe pothuajse janë bërë kompani private të financuara nga shteti.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".