
Lexoni edhe:
U arratisën nga paraburgimi në Greqi, gjykata jep dënimet për 3 shqiptarët, një 42-vjeçar ende në arrati
Shkruan: ANALISTI- Nexhat Haziri
Nëse ky proces është rregullt, atëherë do kemi vlerësime pozitive që do të ndikojnë që ky institucion të jetë kredibil dhe me rezultate konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dyja këto fusha në të cilat Kosova ka shënuar regres të vazhdueshëm dhe ka qenë prezentë për të keq në çdo raport nga institucione ndërkombëtare që bëjnë monitorimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që gjithashtu kanë qenë dy barrierat të cilat e kanë penguar Kosovën për të përparuar në agjendën e integrimeve evropiane.
Padyshim se zgjedhja kryeprokurorit të ri të shtetit përbën një moment historik për institucionin e drejtësisë në vend, nëse ky proces zhvillohet larg ndikimeve politike dhe grupeve të ndryshme të interes, çka do të shënonte edhe përfundimisht ndarjen e KPK-së si një nga hallkat kryesor të sistemit të drejtësisë, nga politika dhe para politika siç kemi pasur rastin me kryeprokurorin në ikje. Megjithëse ka pasur tentime që edhe në këtë proces të futet ndikimi I politikës siç ishte rasti me bisedat apo ftesën të bërë personalisht nga ministria e drejtësisë Albulena Haxhiu ish-prokurorit Elez Blakaj, çka shënon ndërhyrje në këtë proces apo shfaqje të preferencave politike për kandidat të caktuar që po ashtu do ta minonte një proces fer që do të duhet të zhvillohet konformë kritereve profesionale dhe ligjore e që është po ashtu imediate që ky proces të jetë I vëzhguar nga faktori ndërkombëtar. Pra jemi para një testimi shumë serioz me procesin e zgjedhjes së kryeprokurorit të ri të shtetit. Nëse ky proces është rregullt, atëherë do kemi vlerësime pozitive që do të ndikojnë që ky institucion të jetë kredibil dhe me rezultate konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të dyja këto fusha në të cilat Kosova ka shënuar regres të vazhdueshëm dhe ka qenë prezentë për të keq në çdo raport nga institucione ndërkombëtare që bëjnë monitorimin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, e që gjithashtu kanë qenë dy barrierat të cilat e kanë penguar Kosovën për të përparuar në agjendën e integrimeve evropiane. Pra është një rast i mirë për KPK-në që shkëputet nga ndikimi politik dhe ndërprerja e praktikës së deri më tanishme I të vepruarit si një instrument në duart e politikanëve të fuqishëm si mburojë për veprimtarinë e tyre të inkriminuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".