Kuvendi i mbushur me njerëz jo profesional, të 'strehuar' si në entin e sigurimit social!

Kuvendi i mbushur me njerëz jo profesional, të 'strehuar' si në entin e sigurimit social!
Kuvendi i mbushur me njerëz jo profesional, të 'strehuar' si në entin e sigurimit social!

Blerim Burjani

  • 13 February 2022 - 16:55

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani


Abuzimi i deputetëve me karburante, abuzimi edhe me udhëtime zyrtare, e kanë përcjellë kuvendin e Kosovës prej shumë vitesh më parë. Edhe tani situata nuk është asgjë  më e  mirë, vetëm çka është edhe më  keq. Kjo është e qartë se do të vazhdon kështu derisa deputet e zgjedhur nuk janë dhe nuk përfaqësojnë vlera të arsimuara akademike e profesionale të fushave me peshë që japin kontribut me idetë e tyre për zhvillimin e vendit, por janë vetëm kategori sociale.


Krejt kjo çka po ndodhë me deputetët e Kuvendit të Kosovës, egoja për privime materiale personale dhe akuzat e kundër akuzat se kush më shumë e kush më pak po përfiton,   janë pasojë e asaj që përfaqëson shumica prej tyre,  janë  do njerëz të papunë dhe tash për  atë që këta përfaqësojnë është normale që e keqpërdorin edhe paranë publike  sepse vetëm atë e  shohin si mjet ekzistence. Fatkeqësisht ka  shumë keqpërdorime të kësaj natyre. Dikur kam propozuar që deputetët të paguhen vetëm  për seanca e jo me pagë të rregullta , pra shërbimi të bëhet si duhet jo për përfitime , dhe të dihet se jo  të gjithë politikanët nuk mundë të jetojnë nga paraja publik dhe pa punë.  Pra kuvendi nuk është vende pune , por këta të gjithë e kanë bërë vend pune sepse nuk kanë tjetër punë dhe ekzistencën e tyre e shohin njëjtë, përmes parasë publik. Këto defekte po vërehen dhe janë vërejte tërë kohën dhe pse është dashur që të rregullohet ndryshe. Asamblistët komunal paguhen në mënyrë simbolike  prandaj edhe deputetët është dashur të paguhen njëjtë,  jo që njerëzit të ndihen të punësuar në Kuvend , sepse Kuvendi nuk ofron punë për njerëz të papunë. Ka vite që me këtë lloj sistemimi, qytetarit po i ndodhë mashtrim pas mashtrimi, prandaj edhe po zhgënjehen votuesit. Sido qoftë unë mendoj se  për këtë kategori të deputetëve shumicë, që Kuvendin e shohin si vend pune,  përgjegjës janë edhe  vetë qytetarët që po i votojnë njerëzit  e papunë dhe që janë të nivelit të ulët të kategorive sociale. 


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".