Po vjen fundi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur nga krimi!

Po vjen fundi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur nga krimi!
Po vjen fundi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur nga krimi!

Dardan Grapci

  • 20 February 2022 - 17:00

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Goditja e fuqishme nga faktori ndërkombëtarë është një fillim i demaskimit të atyre të cilët e kanë shkelur Ligjin në emër të Ligjit. Prandaj Shtetet e Bashkuara te Amerikës po i mbështesin reformat ligjore në sistemin e drejtësisë të cilat vetëm sa kanë filluar. Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu duhet ta fus në rend të ditës votimin e Ligjit të Vettingut më së largu deri në fund të muajit Prill, e jo të shtyhet apo të lihet në tavoline pa u shqyrtuar në Kuvend dhe pa u miratuar.



Forcimi i shtetit në fushën e drejtësisë është prioritet i parë, ku me këtë projekt për reformimin e drejtësisë do të luftohet 100% korrupsioni dhe të gjitha format e krimit të organizuar,  edhe dhuna në familje që tash për tash është në përmasa alarmante, do të forcohet ligji edhe në fushat tjera siç janë : Lufta kundër Drogës, trafikimit me qenie njerëzore, vjedhjeve masive dhe plaçkitjeve të bankave, etj. Nëse gjyqësori do ta kishte kryer punën si duhet, nuk do kishim korrupsion të këtij niveli që e kemi pasur deri më tash, nuk do të kishim as  dhunim të institucioneve duke paralizuar qëllimshëm punën e tyre nga ata që duhet të jenë gardian të zbatimit të ligjit. Pra mesazhet që po vazhdojnë të vijnë nga ndërkombëtarët edhe tani për ta fuqizuar sistemin e drejtësisë, për ta reformuar dhe profesionalizuar atë, na bënë të kuptojmë qartë se deri më tani nuk kemi pasur sundim të ligjit dhe drejtësi por kemi pasur anarki e jo shtet ligjor! Të gjitha skandalet  e kaluara që nuk janë zbuluar dche nuk janë gjykuar flasin për kapjen e thellë të sistemit të drejtësisë nga nëntoka kriminale, dhe shpresa e vetme për ta çliruar dhe pastruar është reforma përmes ligjit VETTING. Akoma na kujtohen rastet se si pati ndodhur vjedhja në Ministrinë e Brendshme dhe asgjë, u vodhën dhomat e dëshmive dhe asgjë dhunuan shumë herë Kuvendi  dhe Qeveria, është vjedhur në shuma milionëshe buxheti i shtetit dhe pos dënimeve me kusht nga këto gjykata të kapura nga krimi nuk ka ndodhur asgjë serioze. Kjo anarki  vazhdon edhe tani dhe gjykatat heshtin, i kanë futur veshët në lesh dhe i kanë mbyllur sytë. Pra drejtësia ka dështuar e po dështon, prandaj duhet reaguar dhe urgjentisht duhet reformuar, e reforma e thellë dhe pastrimi nuk vjen pa vlerësim të thellë analitik dhe hetim me ligjin Vetting. Uroj që edhe Komisioni i Venecias në muajin Mars ta jep miratimin final përmes rekomandimeve që do të ja përcjell Qeverisë dhe kështu mbetet në azhuritetin dhe seriozitetin e Qeverisë së Kosovës së bashku me kuvendin për ti hapur rrugë të shpejtë pastrimit dhe reformimit substancial të sistemit të drejtësisë, duke pasur në mbështetje edhe faktorin ndërkombëtar, ekspertët nga SHBA dhe BE-ja, përvoja e të cilëve ka dhënë rezultate gjatë zbatimit të VETTING-ut edhe në Shqipëri.   

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".