
Lexoni edhe:
Vulini: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kërcënim ushtarak
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Thyerja e Putinit jo vetëm në Rusi por në drejtimin e institucioneve të shtetit të Rusisë është thyerje e mekanizmit që përdor krimin e organizuar dhe korrupsionin për shtrirje kontrolli edhe në Kosovë edhe në gjithë botën. Kapja dhe lirimi i agjentëve të fshehtë serbo-rus nuk është kulmi I dështimit! Para disa viteve kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, u patën kapur 8 agjent të fshehtë serb dhe fill u liruan. Edhe tani po ashtu u kapen 5, dhe fill u liruan. Kjo është dëshmi që e shohin të gjithë për praninë dhe shtrirjen e agjentëve të fshehtë serbo-rus nëpër institucionet e Kosovës, deri në krye të tyre.
Vulini: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është kërcënim ushtarak Lexoni edhe:
Kosova ka interesa të drejtpërdrejta në thyerjen e Putinit në Ukrainë. Të gjithë e shohim se ka shume vite që institucionet e Kosovës kontrollohen nga rrjete të strukturave të fshehta të cilat përdorin krimin e organizuar dhe korrupsionin si mekanizëm për shtrirje kontrolli. Mbrapa këtyre strukturave të fshehta qëndron drejtpërdrejtë Putini, kuptohet, duke i përdorë institucionet shtetërore të Rusisë. Operativën në terren në Kosovë dhe vendet tjera ballkanike Putini e kryen përmes strukturave të fshehta serbe. Edhe ma përpara ka pasur krim të organizuar dhe korrupsion. Por si mekanizëm për shtrirje të kontrollit është përdorur me marrjen fuqi të Putinit, fillimisht në krye të strukturave të fshehta ruse e pastaj në krye të shtetit të Rusisë. Thyerja e Putinit jo vetëm në Rusi por në drejtimin e institucioneve të shtetit të Rusisë është thyerje e mekanizmit që përdor krimin e organizuar dhe korrupsionin për shtrirje kontrolli edhe në Kosovë edhe në gjithë botën. Kapja dhe lirimi i agjentëve të fshehtë serbo-rus nuk është kulmi I dështimit! Para disa viteve kur Ramush Haradinaj ishte kryeministër, u patën kapur 8 agjent të fshehtë serb dhe fill u liruan. Edhe tani po ashtu u kapen 5, dhe fill u liruan. Kjo është dëshmi që e shohin të gjithë për praninë dhe shtrirjen e agjentëve të fshehtë serbo-rus nëpër institucionet e Kosovës, deri në krye të tyre. Me institucione të Kosovës kuptoj institucionet shtetërore, institucionet publike dhe ndërmarrjet publike. Nuk mundet as Albini, as prijësit e partive politike opozitare, as kushdo që pretendon të udhëheqë me institucionet e Kosovës ta arsyetoj besimin e marrë pa e kërkuar nga AKI listën e individëve të përfshirë nëpër rrjetin e kësaj agjenture dhe pa pastrimin e institucioneve nga kjo veprimtari.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".