Greva në gjyqësor e orkestruar për ti dështuar gjykimet e rasteve të fuqishme të krimit të organizuar!

Greva në gjyqësor e orkestruar për ti dështuar gjykimet e rasteve të fuqishme të krimit të organizuar!
Greva në gjyqësor e orkestruar për ti dështuar gjykimet e rasteve të fuqishme të krimit të organizuar!

Hasan Preteni

  • 13 March 2022 - 08:55

Shkruan:Analist- Hasan Preteni

Është çudi e madhe se si ftesat për bojkot po janë më "të suksesshme" se thirrjet për punë dhe mbarëvajtjen e punëve. Kësaj radhe KGJK po e demonstron këtë hipokrizi të llojit të vetë,i paralajmëron rezultatet e para të punës dhe menjëherë filluan grevën te sektori, pjesa administrative.

Është për tu analizuar shërbimi administrativ i gjykatave,  a është pjesë e KGJK-së apo çka është !!! Qeveria, Ministria e Drejtësisë duhet të reagoj me urgjencë jo duke ua plotësuar kërkesat por duke i përjashtuar organizatorët e grevës. Jemi në muajin Mars dhe gjatë këtij muaji është premtuar procedimi i Ligjit për Paga nga Qeveria në Kuvend dhe kjo u dëshmua edhe në takimin e qeveritarëve dhe "grevistëve" dhe prapë grevë. Veprimet e çuditshme të administratës nëpër gjykata mund të lidhen,  njëra nga hipotezat,  edhe me ardhjen në radhë për gjykim të disa rasteve të fuqishme korruptive dhe të krimit të organizuar. Klima e përgjithshme që po e krijojnë mediet e sponsorizuara si dhe veprimet e mbetjeve të ish pushteteve po e rëndojnë shumë veprimin normal të institucioneve. Po reagon edhe "Arsimi" tani këta belagjitë e arsimit po kërkojnë ndihmë nga 100 euro. Ata kësaj radhe po e bëjnë për qëllime zgjedhore ( së shpejti do të ketë zgjedhje në sindikatën e arsimit,  por qëllimin dhe metodat i kanë të njëjta. Më shumë mendohet për privilegje se për punë. Biseda konstruktive me sindikatat duhet të ketë por kushtëzimet dhe kërcënimet nuk duhet favorizuar.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".