
Lexoni edhe:
Zhduket fotoreporteri ukrainas
Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci
Transparencë dhe vetëm transparencë, përveç kësaj asgjë nuk duhet të ndryshohet. Është një veprim i mirë i ligjvënësve që më në fund e kanë miratuar një ligj i cili sanksionon më shumë llogaridhënie në aspektin e bërjes publike të financave të partive politike dhe burimeve të financimit. Pas miratimit të Ligjit për financimin e partive politike dhe shpalljes së tij, partitë politike më nuk do të kenë mundësi për të abuzuar me financat e tyre.
Zhduket fotoreporteri ukrainasLexoni edhe:
Zyra për regjistrimin e partive politike dhe certifikim duhet nga që tani të jenë sa më drejtpërdrejtë në komunikim me partitë politike dhe mos ti lejojnë që ta shkelin ligjin. Unë uroj që ky ligj të zbatohet nga secila parti, sepse ky ligj nuk është në dëm të partive, por është për të ju ndihmuar, siguruar më shumë transparencë që është në interesin publik, por gjithsesi transparenca reflekton pozitivisht edhe në aspektin e përfitimit politik. Pra tash e tutje duhet të besojmë që me hyrjen në fuqi të këtij ligji të rido të merr fund abuzimi dhe mungesa e transparencës në financimin e partive politike pasi që ligji është i harmonizuar plotësisht me standardet e BE-së dhe i konsultuar dhe miratuar edhe nga Komisioni i Venecias. Me rëndësi është që burimet e financimit të partive politike të jenë legale, të ditura për qytetarin, dhe jo burime të fshehta siq ka ndodhur në shumë raste në të kaluarën kur partitë politike janë dyshuar se kanë marr mbështetje financiare nga fondet e pista të krimit të organizuar dhe nëntoka kriminale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online