Në Ballkanin Perëndimor nuk sigurohet paqja me kriminelët serb

Në Ballkanin Perëndimor nuk sigurohet paqja me kriminelët serb
Në Ballkanin Perëndimor nuk sigurohet paqja me kriminelët serb

Muhamet Kelmendi

  • 31 March 2022 - 16:43

Shkruan: ANALISTI–Muhamet Kelmendi

 Serbia po mobilizon ushtri e vullnetar. Bashkëpunon dhe armatoset nga Rusia. BE po heshtë. Dhe, kështu janë mobilizuar kriminelët e luftës dhe të paqes. Ata po mobilizojnë dhe po organizojnë veprimtari të ndaluara. Kjo e gjitha nën udhëheqjen e shtetit serb. Kosova mund dhe duhet të përgatitet. Nuk mundë të përcaktoj përbërjen e palës serbe. Por, kërkohet të jetë e qartë dhe e vendosur në çështjen e vetë. I takon BE-së dhe SHBA-ve të merren me Serbinë  dhe, sa më parë që veprojnë, aq më mirë është për paqen dhe për sigurinë. Me kriminel nuk ka të ardhme paqja në Ballkanin Perëndimor.

 

Përgjegjësia e shtetit serb për gjenocidin në Kosovë nuk është realizuar. Pothuajse nuk kemi ndonjë përgjegjësi. Kjo, as individuale dhe as kolektive si shtet. Serbia dhe udhëheqja e saj me Vuçiqin po i mbajnë kriminelët afër vetes. Në konferenca të ndryshme me Vuçiqin shihen shumë kriminel të luftës dhe të kësaj kohe. Kriminelët serb po kërkohen për krime. Serbia i mbanë dhe i avancon. Shumë prej tyre janë edhe në pushtet në Serbi. I tillë është Vuçiq dhe Daçiq, si udhëheqës të shtetit. Kemi edhe të tjerë, si Akeksadrovic, Spasic, Simic, Radojçiq e shumë “viça” të tjerë. Kriminelët po e udhëheqin shtetin serb. Natyrisht se Kosova nuk ka mundësi që të njëjtit ti ndjek, kapi dhe ti dënojë. Të njëjtit po respektohen nga BE si udhëheqës të shtetit serb. Me ata po komunikon BE-ja. Takohen nëpër konferenca dhe në takime të ndryshme. Çdo kush në BE e  dinë se ku ka qenë Vuçiqi dhe çka ka bërë Daçiqi, Spasiqi a Vulini. E megjithatë, ata nuk ndiqen. Kjo e ka krijuar një gjendje të rëndë. Ka bërë punë negative në besueshmëri, si dhe çdo ditë që BE i toleron kriminelët dhe veprimet e tyre, po rritet rrezikshmëria në Ballkan. Ballkani Perëndimor po kërcënohet. Askund nuk ka raste që shteti lejon zgjedhjet e shtetit tjetër në shtetin e vetë. Këtë e kërkon shteti serb. E kjo po respektohet nga BE. Kështu po kërcënohet siguria. Ballkanit dhe kryesisht Kosova po kërcënohen me agresion serb. Serbia po mobilizon ushtri e vullnetar. Bashkëpunon dhe armatoset nga Rusia. BE po heshtë. Dhe, kështu janë mobilizuar kriminelët e luftës dhe të paqes. Ata po mobilizojnë dhe po organizojnë veprimtari të ndaluara. Kjo e gjitha nën udhëheqjen e shtetit serb. Kosova mund dhe duhet të përgatitet. Nuk mundë të përcaktoj përbërjen e palës serbe. Por, kërkohet të jetë e qartë dhe e vendosur në çështjen e vetë. I takon BE-së dhe SHBA-ve të merren me Serbinë  dhe, sa më parë që veprojnë, aq më mirë është për paqen dhe për sigurinë. Me kriminel nuk ka të ardhme paqja në Ballkanin Perëndimor.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".