
Lexoni edhe:
Kamberi kërkon pësëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës
Shkruan:ANALISTI: Shefik Shkodra
Ju opozita, ishin dy herë të frikësuar kësaj here, prandaj i organizoni zhurmat me këta “banalistat”në mënyrë të vazhdueshme. Njëherë nga Serbia se do të veprojë me forcë kundër Qeverisë së Kosovës, pse nuk po i lejon votimet në tokën e pavarur shqiptare, dhe tjetra: frika se krejt do të na kthejnë shpinën ne shqiptarëve të Kosovës si BE, Amerika, etj. Eh çfarë trimash! Për interesin e juaj apo të Serbisë i keni dhanë zjarr aq shumë “kazanit”, sa nisi të vlojë dhe të acarohet për ta përvëluar Kosovën
Duhet që të flitet e debatohet për shumëçka që paraqitet nevoja. Media-t janë mjeti për informim të opinionit publik, ato lajme me peshë e seriozitet. Opozita e merr atë rol dhe duhet të veprojë përballë pozitës dhe qeverisë, në rast se gabohet. Edhe sugjerimet dhe këshillat janë të mirëpritura nga opinioni i gjerë. Madje do të kenë edhe përkrahjen e duhur nga qytetarët. Por jo edhe në kundërshtim me vetveten. Në kundërshtim me shtetin e sapo formuar, nga vetë këta njerëz që janë në ato ulëse të Parlamentit të Kosovës. Shumë po u ngutet, jo po, e keni interesin e juaj. Po jepni zë të shterur. Nuk keni forcë intelektuale. Jeni shumë të dobët. S’ka rëndësi për ju, sepse dihet mirëfilli kush çka jeni, këtu kemi edhe intelektualë që e quajnë veten edhe profesorë e kuadro të tjera, të moshave të ndryshme, që po rrëshqasin në shtigjet e tyre. Shpeshherë duke menduar se janë në vijën e duhur, por hapur shihet interesi personal. Shumë materialistë! E ndoshta edhe shumë injorantë.
Kamberi kërkon pësëritjen e zgjedhjeve në Luginën e Preshevës
Lexoni edhe:
Kam disa pyetje për “argatët e gjendje kaotike”! Dashtë Zoti, që të mos jenë të gjithë, ata që i kemi dëgjuar, të një mendimi pro Serbisë! Por më duhet t’i pyes këta pse janë kaq në hall, se nuk po e qëllojnë, veç çka i porosit patroni: – Mos e leni gjë pa fëlliqur! A u lodhët shumë deri në këto çaste “banalista”? E merrni nëpër gojë krejt botën, nuk keni as pikë as presë. Nuk e di ku lejohet dhe ku nuk lejohet të publikohet diç nga goja e një analisti. Banalista do t’i quaj edhe unë tash e tutje, ata/ato që po përbirohen nëpër ato TV-t e famshme, madje duke sharë e duke bërtitur, e duke i quajtur qeveritarët me epitete të ndryshme, pa kurrfarë kulture, sa duhet ta ndërrosh ndonjë kanal tjetër. A u çliruat nga ankthi që u patë marrë të frikësuar?
Ngrihet në gishtërinj edhe ndonjë injorantë dhe bërtet më sa zë që ka, si i dehur a i çartur krejtësisht nga mendtë, duke thirrur, qe, Qeveria e A. Kurtit po na hedh në “bela” me Serbinë e me gjithë botën. QUINT-i i ka propozuar për votime e serbëve në Kosovë, po Kurti s’po merr vesh. A ka ndonjëri që është sëmurë mendërisht nga llahtari që ia ka përshkuar qenien e tij qe sa kohë, kur është bërë fjalë për votimet serbe dhe moslejimin e tyre në Kosovë? Po na shqiptarët, dikush po thotë se, jemi shumë trima. Mund të shkojmë t’u ndihmojmë edhe të tjerëve në luftë! A u harxhuat shumë me shëndet e me parà, duke bërtitur nga frika, apo ndoshta nga dëshira e juaj për të ngadhënjyer Serbia, me atë mënyrë si ishte vepruar deri më tash në terrenet e Kosovës – zgjedhjet shtetërore! Hajgare, a?! Shumë kokorisje e atyre pulave nëpër kotecet që quhen TV e shqiptarëve. Asnjë njeri që e ha “pazari” nuk ka hyrë në ato studio për një debat të mirëfilltë dhe për ta dëgjuar seriozisht. Krejt janë njerëz shumë amatorë, për të mos thënë për disa se, janë veç rrugaçë të paguar nga mllefi i disa përfaqësuesve të partive opozitare. Shumë “ujë në mullirin e huaj”! Dikush është ashiqare kundër shtetit të Kosovës, madje me parat e veta e sulmon qeverinë e vendit. Jemi të mësuar të përshtatemi dhe veç të llomotisim diçka për dritareje, derisa kemi njëherë mjaft bukë për të ngrënë. Nuk tregohemi të vendosur. Nëse nuk kemi interes individual, secili akuzon po nuk e di kë dhe çka po akuzon, si këta “banalistat” që po defilojnë me llafe të zbrazëta, dinë veç të thërrasin, Albin Kurti, Albin Kurti...
Ani janë edhe “vizionarë”, si të thuash, për të ardhmen e atdheut. Dhe këta janë në gjendje t’i tregojnë ngjarjet që ende nuk kanë ndodhur si përrallë. Si Nostradamusë, e janë bërë shumë. Sidomos në këtë mandat të kësaj qeverie, sepse kështu e kemi edhe opozitën – shumë e dobët. Pa kurrfarë cilësie me ato njohuritë e tyre. Në studiot e atyre koteceve që po i quajnë TV, nuk sheh figura të kthjella, që flasin shqip dhe prajshëm, veç do si “mikrobe” që vardisen pa logjikë. Secili në kahe të vet, me shumë subjektivizëm. Ka subjektivizëm përherë, po jo në këtë masë si tash. Ju opozita, ishin dy herë të frikësuar kësaj here, prandaj i organizoni zhurmat me këta “banalistat”në mënyrë të vazhdueshme. Njëherë nga Serbia se do të veprojë me forcë kundër Qeverisë së Kosovës, pse nuk po i lejon votimet në tokën e pavarur shqiptare, dhe tjetra: frika se krejt do të na kthejnë shpinën ne shqiptarëve të Kosovës si BE, Amerika, etj.
Eh çfarë trimash! Për interesin e juaj apo të Serbisë i keni dhanë zjarr aq shumë “kazanit”, sa nisi të vlojë dhe të acarohet për ta përvëluar Kosovën. Po “kazani” i opozitës së sotme ishte me ujë të freskët sa ishte në pozitë e me qeveri të vetën në koalicion, qe sa vite, duke ia dëshmuar botës se, nuk jemi të pavarur dhe i ka lejuar zgjedhjet e huaja në vendin e tonë, që herë pas here e quajnë – shtet të pavarur. Por kur është në pyetje votimet apo karnavalet e turizmit nostalgjik të serbëve të ikur në Serbi (për arsyet e tyre, si kriminel në Kosovë gjatë luftës, apo interes tjetër), atëherë ju opozitë e sotme ishin shumë liberalë. Dhe ua keni bërë të mundshme të votojnë pakica serbe, në Kosovë “pozitivisht e diskriminuar”, për favorin e Serbisë. Duhet që t’u lejohet karnavali festiv i rrenës historike serbe nga mesjeta, për të ardhur në Kosovë, çdo vjet në fund të qershorit, gjithsesi shumë provokuese, me veshje e parulla të ndryshme, me këngë kundër shqiptarëve. Apo në mënyrë të organizuar për të vizituar ndonjë lokalitet, e që mund të gjenden në atë grup kriminelë, të cilët i kryen ato krime mbi popullatën shqiptare?!
Ditën kur lejohet shteti serb të votojë në Kosovë, atëherë mund të thuhet lirisht se, na jemi ende nën komandën e këtij shteti. Na e kemi shpallë të pavarur Kosovën njëherë. Pse na pajtohemi që formalisht e si injorantë të kthehemi në juridiksionin e Serbisë, e cila ende sa di nuk e ka hequr nga preambula e kushtetutës Kosovën.
Pra, kjo është shumë logjike. Kemi kushtetutë e jemi shtet i pavarur. Pse mund të veprojë dikush tjetër këtu politikisht. Kjo është lajthitje pa dije, ose tradhti ndaj këtij vendi! Një fjalë e urtë popullore thotë: “T’ia marrësh ia merr (edhe me zor), por t’ia japish me zor, s’mundesh!”Tradhtinë që ia bën veti, as Evropa, as Amerika e askush tjetër nuk kanë çka të bëjnë, sepse na tashmë qeverisemi vetë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".