
Lexoni edhe:
Serbia parajsë për kompanitë ruse: Rreth 300 të tilla janë regjistruar në Serbi që nga fillimi i luftës në Ukrainë
Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci
Mos të harrojmë se edhe qytetarët kanë bërë shumë ankesa e denoncime ndaj Shpend Ahmetit dhe Dardan Sejdiut për dallaveret me leje ndërtimore.
Me ndryshimin e anëtarëve të KPK-s kam një pikë shprese që muajve në vazhdim do ta kemi edhe Shpend Ahmetin dhe Dardan Sejdiun në bankën e të akuzuarve në Gjykatë, për lidhjet me korrupsion dhe dhënie të tenderëve dhe për dhënie të lejeve të ndërtimit tek kompanitë përkatëse në Prishtinë. Është humbur shumë kohë në mosndjekjen e krimit të organizuar në komunën e Prishtinës, për dy mandatet e kaluara, andaj Prokuroria Speciale e Kosovës duhet sa më shpejtë ti rregulloj dokumentacionet për t'ia filluar edhe ndjekjen dhe hetimin ndaj ish-Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe krahut të tij të djathtë Dardan Sejdiut. Prishtina duhet të këndelllet nga mega-ndërtimet e egra, e jo të lejohet të ndërtohen dhe tua pamundësoj qytetarëve që ta shijojnë një ambient më të shëndetshëm, ajrin e pastër dhe diellin, të kenë më shumë hapësira të gjelbëruara dhe liri të lëvizjes pa shumë ngarkesë të automjeteve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".