Pas aplikimit për anëtarësim në KE,Qeveria po e harron nevojën urgjente të aplikimit për anëtarësim në NATO

Pas aplikimit për anëtarësim në KE,Qeveria po e harron nevojën urgjente të aplikimit për anëtarësim në NATO
Pas aplikimit për anëtarësim në KE,Qeveria po e harron nevojën urgjente të aplikimit për anëtarësim në NATO

Muhamet Kelmendi

  • 29 May 2022 - 09:00

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Kërkesa për anëtarësim në kuadër të Këshillit të Evropës u bë. Kjo, është gjë pozitive. Pas kësaj lypset aktivitet me anëtarët e Këshillit të Evropës për tu anëtarësuar në këtë mekanizëm Evropian. Rasti është shumë i mirë. Vetëm duhet shumë punë. Një mungesë totale e punës është me mekanizmat e ndryshëm të BE-së dhe me vetë NATO-në.

Kosova si shtet ka vonesa të shumta në kuadër të aktivitetit në raport me organizmat ndërkombëtar dhe me shtetet. Si në kuadër të organizmave rajonal, ashtu edhe ndërkombëtar, shteti po vonon me aktivitetet që duhet ti zhvillon dhe masat që duhet të ndërmerren.  Vonese ka në raportet me shtetet e ndryshme rajonale të Ballkani. Nuk ka aktivitet të dukshëm dhe punë intensive me qendrat e ndryshme në Ballkan. Edhe në raport me subjektet shtetërore në Evropë, në kuadër të BE-së, ka një ngecje totale.

Nuk po funksionon as puna me SHBA-të dhe me Anglinë, sikundër edhe me organizatat e ndryshme. Kërkesa për anëtarësim në kuadër të Këshillit të Evropës u bë. Kjo, është gjë pozitive. Pas kësaj lypset aktivitet me anëtarët e Këshillit të Evropës për tu anëtarësuar në këtë mekanizëm Evropian. Rasti është shumë i mirë. Vetëm duhet shumë punë. Një mungesë totale e punës është me mekanizmat e ndryshëm të BE-së dhe me vetë NATO-në.

Aktiviteti i Prishtinës është barazi me një tërheqje totale nga puna. Nuk duket as një veprim konkret. Përfaqësuesit e ndryshëm në NATO dhe në kuadër të BE-së  japin deklarata pozitive për Kosovën. Shembull- Ambasadorja amerikanë në NATO, Julianne Smith, deklaroi: " (...) SHBA do të mbështet Kosovën në synimet për anëtarësim në NATO kurdo që adresohet një kërkesë e tillë (...)". Dhe më poshtë: " SHBA-të mbështesin intergrimin  e Kosovës në organizatat dhe në institucionet evropiane apo euroatlantike.

Ne besojmë se vendet duhet të kenë të drejtën që të përcaktojnë bashkimin dhe anëtarësimi e tyre. Ne sigurojmë që do të mbështesim lëvizjen e Kosovës drejt programit për Partneritetit për Paqe". Deklarata e tillë tregon vullnetin për të ndihmuar Kosovën në intergrime euroatlantike. Më qartë se deklarata e tillë nuk ka për veprime konkrete që duhet të ndërmerr Kosova. Po këtej shkojnë edhe deklaratat e shteteve të ndryshme të NATO-s për të përkrahur Kosovën në rrugën e integrimit në NATO dhe në mekanizmat tjerë euroatlantik. Dhe, kështu po del, sikurse Republika, përkatësisht Qeveria mos me jetuar me kohën. Nuk po i përcjell këto aktivitete me veprime konkrete.

Prishtina nuk ka bërë asnjë kërkesë për integrim, përveç në KE. Nuk ka kërkesë për Partneritet për  Paqe me NATO. Natyrisht se nuk ka as edhe ndonjë kërkesë tjetër. Nuk ka as  veprime në drejtim të BE-së. Shumë pak, për të mos thënë fare,  nuk po punohet me shtete. Kryesisht duhet aktiviteti të intensifikohet me shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

As me shtetet që janë kundër liberalizimit të vizave nuk po punohet. Nuk po kërkohet ndihme nga shtet mike. Shkohet nëpër vizita si me qenë turist. Qëndrojnë nëpër shtete me ditë e me javë të tëra. Nuk dihet fare se çfarë pune është bërë. Kemi kështu një fjetje dimërore të pushtetarëve në Prishtinë. Fare nuk dihet aktiviteti. Në Kuvend të Republikës nuk diskutohen këto çështje. Qeveria nuk raporton dhe nuk bënë analiza me kuvendarët. Nuk kërkohet as ndihmë etj. Republika ka mbetur  shumë  keq!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".