
Lexoni edhe:
Pas aplikimit për anëtarësim në KE,Qeveria po e harron nevojën urgjente të aplikimit për anëtarësim në NATO
Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci
Deri më tash, në të gjitha rastet e niveleve të larta, sikur është edhe ky i ish Ministres Hoxha, drejtësia e Kosovës në fushën e gjyqësorit ka dështuar, duke i lejuar pushtetarët politik ti ikin përgjegjësive, duke i amnistuar ata dhe duke i lënë të lirë, sepse realisht dhe praktikisht, nëse e analizojmë me kujdes punën e gjyqësorit, do të na del analiza se ky gjyqësori i korruptuar dhe i dështuar i Kosovës po punon vetëm për interesa te politikaneve zhvatës dhe të inkriminuar.
Nuk është hera e parë që ministrat dhe ish ministrat po manipulojnë fakte për shkak të gjykimit, edhe rasti i ish-ministres Dhurata Hoxha është e njëjtë. Prandaj Gjykata themelore në Prishtine duhet të fillojë me një plan program të veçantë për mbrojtjen dhe sjelljen e akuzuarve të akuzuarve në gjykatë, e jo të lihen të lirë, që ti injorojnë ftesat të cilat ju dërgohen atyre kurse ata sillen në mënyrë të pa përgjegjshme, sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Gjykimet e rasteve korruptive të nivelit të lartë politik, sikur që është edhe ky rasti i ish Ministres së Integrimeve Dhurata Hoxha, duhet të zhvillohen me masa të larta sigurie. Këto raste nuk duhet lejuar që të gjykohen nga gjyqtar frikacak, të ndikuar nga politike dhe që janë të korruptuar, të cilët çdo kush mundë ti josh duke e blerë drejtësinë prej tyre duke i korruptuar, ose duke i kërcënuar e shantazhuar, për shkak të veprimeve të kundërligjshme të cilat i kanë ndërmarr ata gjyqtar në një kohë dhe moment të caktuar në periudhën e mëhershme , të kaluar.
Deri më tash, në të gjitha rastet e niveleve të larta, sikur është edhe ky i ish Ministres Hoxha, drejtësia e Kosovës në fushën e gjyqësorit ka dështuar, duke i lejuar pushtetarët politik ti ikin përgjegjësive, duke i amnistuar ata dhe duke i lënë të lirë, sepse realisht dhe praktikisht, nëse e analizojmë me kujdes punën e gjyqësorit, do të na del analiza se ky gjyqësori i korruptuar dhe i dështuar i Kosovës po punon vetëm për interesa te politikaneve zhvatës dhe të inkriminuar.
Ky avaz do të vazhdoj edhe në të ardhmen, prandaj dua të ceki edhe njëherë që Ligji i Vettingut duhet urgjentisht të aprovohet, e mos të zvarritet me data apo me keq-interpretime nga deputetet, sepse vetëm me Ligjin e Vettingut mund të krijohen struktura të reja të drejtësisë dhe ligji të vihet në vend njëherë e përgjithmonë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".