
Kërkohen masa urgjente për ofrim të shërbimeve shëndetësore kualitative qytetarëve të zonës kufitare me Serbinë në Komunën e Kamenicës


Selver Lenjani
Shkruan: Selver Lenjani
Ne qytetarët e Bashkësisë Lokale të Karaçevë, në komunën e Kamenicës, e kemi këtë kërkesë serioze dhe jetësore që jua drejtojmë krerëve të shtetit, për Presidenten e Republikës Kosovës Znj.Vjosa Osmani, për Kryeparlamentarin e Republikës Kosovës . Z.Glauk Konjufca, për Kryeministrin e Republikës Kosovës Z.Albin Kurti dhe për Ministrin e Shëndetësisë Republikës Kosovës Z.Rifat Latifi. Të nderuara institucione e Republikës së Kosovës. Kërkojmë nga instancat mat larta të shtetit , ne si Bashkësi Lokale e Brezit Kufitar Karaçevë e poshtme, ku vazhdimisht kemi probleme të shumëfishta brezi kufitar Karaçevë, kemi edhe ne njerëz të sëmur.
Ku kërkohet ndihma mjekësore, që të kryhen ato shërbimet detyrohemi të shkojmë në shtëpinë e shëndetit në Kamenicë, sepse këto shërbime ju mungojnë banorëve të brezit kufitar, ju mungojnë realisht të gjithë - Qytetarëve të Komunës së Kamenicës këto shërbime për të marr ndihmën mjekësore. Mungojnë ekspertet e mjekësisë siç janë: Mjeku Internist , Pediatri , Gjinekologu , Kardiologu , Oftalmogu , si dhe ORL etj. Komuna numëron mbi 40 Mijë banorë.
Mungojnë mjekët e të gjitha lëmive të lartcekur. Një gjë e dimë, të gjithë banorët jemi në varfëri të skajshme si banor të brezit kufitar Karaçevë e Poshtme si dhe qytetarët e Komunës së Kamenicës, sepse ndihma për të gjithë qytetarët mungojnë nga këta ekspert në shtëpinë e Shëndetit. Banorëve i duhet të marrin rrugë për ne Gjilan për të kërkuar ndihmë. Por megjithatë qytetarëve të Kamenicës i Mungojnë kushtet financiare. Të nderuara institucione të bëni përpjekjet të pajiset Shtëpia e Shëndetit me ata mjek te lartë cekur. Sepse jemi të pa ndihmuar nga institucionet sepse askush nuk merret me Kamenicës. Në emër te Bashkësisë Lokale ta bëjmë sensibilizimin se i mungon kuadri adekuat për ti kryer shërbimet mjekësore. Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme e Komunës së Kamenicës .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".