Ballkani i Hapur i Rames edhe Vuçiqit është alternativë mashtruese e kamuflimit të Minishengenit Ballkanik

Ballkani i Hapur i Rames edhe Vuçiqit është alternativë mashtruese e kamuflimit të Minishengenit Ballkanik
Ballkani i Hapur i Rames edhe Vuçiqit është alternativë mashtruese e kamuflimit të Minishengenit Ballkanik

Dardan Grapci

  • 12 June 2022 - 17:00

Shkruan:ANALISTI-Dardan Grapci

Edi Rama, duke ju bashkuar Serbisë  me Ballkani e Hapur,  ose me të vërtetë ka rrëshqitur nga mendja dhe ka harruar se çka kanë bërë Serbët në Kosovë, ose thjeshtë po e luan lojën e dyfishtë si Serbia herë me Evropë e herë me Rusi. Fundi i fundit Kosova s’ka kurrfarë interesi për të ju bashkuar shteteve fqinjë, sepse Kosova me qytetarët e saj është shtet  pro  evropian dhe pro amerikan e jo pro rus dhe komunist.

Këtë nismë të Ballkanit të Hapur e kanë filluar vite më parë Sali Berisha dhe Millo Gjukanoviqi,  duke nënshkruar një dokument për ta krijuar “Jugosllavin e re, por kjo u harrua dhe u anulua për shkak të humbjes në zgjedhje nga Sali Berisha. Ky Project është mbajtur në heshtje gjatë viteve por gjithmonë aktiv në tavolinë të  diplomatëve të këtyre shteteve. Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept akoma më qartë  në vitin 2019. Ata thanë se ka për qëllim krijimin e një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor, nismë që më pastaj e mbështeti edhe ish Presidenti Hashim Thaçi. Pak më vonë, apo me sakt para 3 viteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq dalin me një ide për ta krijuar - Mini Shengenin ku thuajse po të kishte qenë Hashim Thaçi ende në pushtet kjo deri më tani do të ishte nënshkruar. Për disa muaj nuk  flitej më për Mini Shengenin, dhe kur e kanë vërejtur Vuçiqi dhe Thaçi që nga Mini Shengeni nuk ka sukses, dalin me ide të njëjta, por vetëm që e ndryshojnë emrin e projektit nga Minishengen në Open Ballkan ( Ballkani i Hapur ), që nga ajo kohë e deri sot Serbia ka tentuar ti bëjë presion BE-s për ta bindur edhe Kosovën që të jetë pjesëmarrëse në këtë projekt me prapavijë kriminale. Kur Serbia e ka kuptuar që Kosova nuk po dorëzohet, fillon të bëjë takime me Edi Ramën sa që e ka bërë për vete me gënjeshtra duke e detyruar që ta ofendoj Kosovën dhe ti bëj presion Qeveris së Kosovës për t'iu bashkuar në këtë projekt Ballkani i Hapur. Prandaj po më gëzon fakti që Kosova nga ajo kohë e deri më sot po i bënë rezistencë  Serbisë dhe Shqipërisë, edhe pse nga këto dy shtete ka më së shumti presion. Qeveria e Kosovës në takimin e fundit që është mbajtur në Maqedoninë e Veriut ka bërë mirë që e ka bojkotuar këtë takim, dhe uroj që kjo rezistencë të vazhdoj edhe më tutje pa marrë parasysh deklaratat e Lojcakut dhe BE-së, sepse kur Serbia do të fillon me instalimin e BIA-s në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, BE-ja do ta ketë vonë për të vepruar kurse Kosova do të përgëzohet që nuk ka hyrë në valle të njëjtë me Serbinë dhe Shqipërinë. Andaj Edi Rama, duke ju bashkuar Serbisë  me Ballkani e Hapur,  ose me të vërtetë ka rrëshqitur nga mendja dhe ka harruar se çka kanë bërë Serbët në Kosovë apo thjeshtë po e luan lojën e dyfishtë si Serbia herë me Evropë e herë me Rusi. Fundi i fundit Kosova s’ka kurrfarë interesi për të ju bashkuar shteteve fqinjë, sepse Kosova me qytetarët e saj është shtet pro  evropian dhe pro amerikan e jo pro rus dhe komunist.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".