
Lexoni edhe:
Berisha: Në Mitrovicë dikur bërtisnin “një herë poshtë Millosheviqi”, “tre herë poshtë xhaxhai i Armend Mujës”
Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Ternava
Në rrethanat në të cilat gjendet Kosova, e duke e pasur parasysh situatën luftarake mes Rusisë dhe Ukrainës, ku Kosova është radhitur në krahun e shteteve demokratike të botes, dhe Rusisë i kanë vu sanksionet si pasojë e luftës së padrejtë ndaj Ukrainës, kurse Serbia po heziton dhe deri me tani është në përkrahje të Rusisë, dhe shtetet demokratike tani kanë shkak dhe arsye që ndaj Serbisë të sillen shumë më ashpër, sepse është si i vetmi shtet që po e përkrah Rusinë, dhe marrë në përgjithësi bisedat e pafundme që zgjaten nga paslufta e deri më tani mes Serbisë dhe Kosovës, i kanë kaluar kufijtë e asaj çfarë është pritur nga Serbia.
Shteti serb është fajtor që i ka shkaktuar katër lufta nga viti 1990-1999, me republikat e ish Jugosllavisë, të cilat të gjitha tani janë shtete të pavarura, dhe të njohura në mënyrë reciproke me Serbinë, përpos ngecjes mes Kosovës dhe Serbisë. Për faktin që dihet botërisht se të për të gjitha luftërat e krijuara Serbia ishte fajtore, tani është koha që faktori ndërkombëtar të merr vendime serioze në favor të Kosovës dhe pa e lutur shumë shtetin serb. Tani të gjithë jemi dëshmitar se pozicionimi i vendeve me ndikim karshi mbështetjes për Kosovën po rritet, kurse rrethi i manipulimit po i ngushtohet Serbisë përfundimisht. Pra Serbisë akoma më shumë po i ngushtohet hapësira e manovrimit për ti bishtëruar dialogut me Kosovën për marrëveshje dhe njohje reciproke, pas zhvillimeve të fundit pro Kosovës në Parlamentin Evropian, ku Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme ka votuar raportin që thekson se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet të bazohet në njohjen reciproke. Janë 43 eurodeputetë kanë votuar pro, 9 kundër dhe 5 kanë abstenuar në votimin për Raportin për Kosovën në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian. Në tekstin e Raportit të prezantuar nga Raportuesja Viola Von Cramon i bëhet përsëri thirrje Këshillit të BE-së që urgjentisht të marrë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. “Kosova vazhdimisht ka demonstruar përkushtimin e saj për avancimin e reformave në lidhje me BE-në dhe është pozicionuar si një partner shumë i besueshëm, i rrënjosur thellë në Aleancën Evropiane dhe Transatlantike. Shpresoj vërtet që ky të jetë raporti i fundit që përmend këtë dështim”, theksoi Von Cramon. Sa i përket Këshillit, dhe në këtë kontekst dua t’i drejtohem drejtpërdrejt Francës dhe Holandës, është koha për të miratuar një vendim për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Von Cramon. Po ashtu në këtë raport përfshihet edhe mbështetja ndaj kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe aspiratën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Tani është momenti i rëndësishëm që të gjitha shtetet demokratike në krye me Amerikën dhe BE-në që të bëjnë presion si dhe thirrja për pesë vendet anëtare të bllokut evropian, të cilat nuk e kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë. Edhe nëse Serbia vazhdon me avazin e vjetër që ti bishtëroj bisedat rreth njohjes reciproke si deri me tani, kërkesa për njohjet e pesë vendeve të BE-së që se kane njohur pavarësinë e Kosovës deri më është shumë me rëndësi, sepse e devalvon kundërshtimin e Serbisë, kurse njoha eventuale shpejtë nga ato 5 vendet e deritashme kundërshtuese , e hapë perspektivën e shpejtë të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në BE, si dhe në institucionet tjera ndërkombëtare, ku Kosova nuk ishte e anëtarësuar deri më tani. Nga momenti kur Kosova merr njohjen nga të gjitha vendet e BE-së, Serbia nuk do të mundë ta pengoj më anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare si deri më tani, e që Serbia për tu anëtarësuar në këto institucione do ti duhej edhe pëlqimi i Kosovës për të.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".