
Lexoni edhe:
A mund ta përshpejtojë SHBA-ja drejtësinë për kri*met sek*suale të luftës?
Shkruan: Sociologu- Fadil Maloku
Si shoqëri"postkonfliktuoze"(term ky i ndërkombëtarëve e jo i imi!) ne ende s'kemi arrit të krijojmë elita të atilla (:politike, ekonomike, juridike, kulturore, e pse jo edhe sosh ushtarake) të cilat do të krijonin klimë e sistem funksional meritokratik, ku do sundonte ligji, e jo "karizmat" e shfrenuara të njerëzve injorant e mashtrues që pushtetin. Fuqinë e tij ekstreme që ai e prodhon në shoqëritë injorante, e shohin dhe e perceptojnë jo vetëm si armë manipulimi, por, edhe e shfrytëzojnë praktikisht si mjet të vetëm për t'u bë shpejt milionerë!
A mund ta përshpejtojë SHBA-ja drejtësinë për kri*met sek*suale të luftës?
Lexoni edhe:
Në vend të kësaj në shoqëritë tona shqiptare ne ende i kemi "gjallë" prototipet e politikanit karizmatik, të cilit tani përveç kredive (të kontestuara!) të "konfliktit", i janë shtuar edhe kreditë e; premtimeve boshe dhe ato të; aftësisë për të manipuluar e kontrolluar edhe "xhematin" e verbët; mediet mercenare; pushtetin ekzekutiv, atë legjislativ, e gjyqësorë. Dhe në këtë farë modeli, kryesisht korruptiv e kriminal padyshim, prototipi i politikanit të apostrofuar si "postkomunist", e ka shumë vështirë ta ndryshoj së pari; mendësinë e vet; së dyti, atë të grupimit klanor; së treti atë grupor, politik e ideologjik rreth mënyrës së qeverisjes me vendin dhe të shtetin e ri demokratik.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".