Është koha urgjente për VETTING

Është koha urgjente për VETTING
Është koha urgjente për VETTING

Muhamet Kelmendi

  • 03 October 2022 - 07:51

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Situata aktuale në prokuroritë e Kosovës nuk është e çuditshme. Si tërë sistemi, përkatësisht gjyqësori, ashtu edhe prokuroria, po kalon ditët e rënda. Në njërën anë, është gjendja e rëndë e krijuar nga vetë mos profesionalizmi i prokurorive dhe, në anën tjetër, është presioni i politikës, i ekonomisë dhe i shumë strukturave tjera, të cilat e kanë vënë në pozitë të dështimeve të mëdha në kryerjen e detyrës zyrtare.

- Këtu nuk është çështja vetëm e analizës së punës tre mujore të prokurorive në nivel të Kosovës, por çështja është te mos profesionalizmi dhe dështimet e mëdha nëpër gjykata. Sukseset e sistemit të drejtësisë kryesisht varen nga puna profesionale dhe e suksesshme e prokurorëve. Nxjerrja e provave dhe sigurimi i dëshmive është bazamenti i verdiktit gjyqësor të drejtë dhe konformë me ligjin.

Shkuarja e lëndës nëpër gjykata, pa prova adekuate, bënë që edhe gjykatat të dështojnë. Kjo, për faktin se gjyqtarëve nuk u intereson ndoshta gjykimi faktik, prandaj edhe nuk nxjerrin prova tjera. Këto dështime të këtyre dy anëve janë të prekshëm. Duket se si prokuroritë, ashtu edhe gjykatat, janë të interesuara për zvarritje të proceseve, ndoshta deri te parashkrimi. Kështu në fakt mund të vazhdohet pa kufi, por kjo nuk po ka ndoshta ndikim adekuat në sistem. Koha është për VETTING.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".