Partitë politike në opozitë dhe sindikata e arsimit SBASHK-u e shkelën ligjin për interesa politike e materiale

Partitë politike në opozitë dhe sindikata e arsimit SBASHK-u e shkelën ligjin për interesa politike e materiale
Partitë politike në opozitë dhe sindikata e arsimit SBASHK-u e shkelën ligjin për interesa politike e materiale

Dardan Grapci

  • 09 October 2022 - 13:54

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Dorëzimi i kallëzimit penal ndaj ministrit të financave Hekuran Murati është lojë politike dhe nuk ka pasur të bëjë aspak me situatën e grevistëve.


 

Së pari dua të them që pagat nuk është dashur të ju jepen atyre mësimdhënësve të cilët kanë marrë pjesë në grevë si dhe nuk duhet të kompensohet orët e humbura të mësimit. LDK dhe PDK kanë duke vepruar jashtë rregullave të politikës si dhe i kanë keqpërdorë pozitat e tyre për interesat e tyre partiake duke iu bashkuar SBASHK-ut për manipulimet e mëtutjeshme. Dorëzimi i kallëzimit penal ndaj ministrit të financave Hekuran Murati është lojë politike dhe nuk ka pasur të bëjë aspak me situatën e grevistëve.Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca duhet të marrin masa kundër deputetëve të LDK-së dhe PDK-së për tentimin e përshkallëzimit dhe tensionimit të situatës
në mes të Qeveris Kurti dhe Rrahman Jasharit. Edhe pse me Ligj iu ndalohet grevisteve marrja e pagës, si duket deputetët e LDK-s dhe PDK-s si dhe drejtuesit e SBASHK-ut nuk dëshirojnë me ja ditë se a ka ligj apo jo, por dëshirojnë vetëm që ky Ligj të thyhet ku në fund përsëri do ta akuzojnë Qeverinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".