Lirinë dhe barazinë e një femre duhet ta krahasojmë me lirinë e një shteti

Lirinë dhe barazinë e një femre duhet ta  krahasojmë me lirinë e një shteti
Lirinë dhe barazinë e një femre duhet ta  krahasojmë me lirinë e një shteti

Dr. Hysni Aliu

  • 01 December 2022 - 23:05

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

 

 Kosova u çlirua nga Serbia pikërisht si rrjedhojë e sakrifikimit dhe luftës që bëri tërë popullata shqiptare, ndërsa femra shqiptare do të çlirohet nga robërimi i burrave, pikërisht nëpërmes të një beteje të përgjithshme e  të gjithanshme si individuale ashtu edhe kolektive. Kësaj beteje duhet ti  bashkohen njerëzit që besojnë që nëna e fëmiut të vetë duhet të jetë për atë fëmijë gjëja me të cilën më së shumti krenohet, ata që besojnë në Zot dhe që nënën e vetë e kanë çdo gjë dhe para çdo gjëje duhet ta mbrojnë e të kenë raport njerëzor të njëjtë . Për tu realizuar kjo, na nevojitet një rrugë e gjatë, por asnjë rrugë e po ashtu edhe kjo rrugë nuk është përfunduar pa u filluar dhe pa e derdh djersën e sakrificës në të. 

 

Rasti i fundit i vrasjes së një gruaje shtatzënë nga ish bashkëshorti i vet është një tragjedi në vete, por në të njëjtën kohë është edhe një tregues i nivelit të shoqërisë Kosovare, ku gruaja ose femra në përgjithësi  konsiderohet si objekt, pronë fizike, të cilën burri e posedon e si rrjedhojë gruaja duhet të funksionoj në bazë të qefeve të gjinisë mashkullore.

 

Kjo logjikë, ku individi në ,momentin që është në raport me dikën, qoftë kjo bashkëshorte, e dashur, apo ish e dashur është pronë e pa luajtshme  e dikujt, si rrjedhojë prona duhet ti shërbej pronarit e jo vetvetes. Kjo shihet edhe në raportin e individëve me institucionet e shtetit, në raportet me vendet e punës, ku përveç pagës, një vend i punës duhet që individit ti sjell edhe benefite speciale që vijnë në mënyrë të paligjshme apo nëpërmes korrupsionit e kriminalitetit,  përndryshe nuk mjafton. 

 

Është shumë vështirë për ta shpjeguar atë qe po e mendoj, porë po e thjeshtoj atë që e mendoj që është një problem i përgjithshëm në shoqërinë apo kombin shqiptarë;  çdo gjë që ndodhë trajtohet në veten e parë, pra unë, përveç në rastet kur kemi të bëjmë me fajin që trajtohet në veten e tretë pra ai.  Fokusimi vetëm tek vetvetja edhe në rastet kur ke të besh me personin e dytë dhe të tretë, apo me institucionin e shtetit të cilit i shërben, sjell deri te një situatë ku çdo gjë ose duhet ti shërben një individi ose çdo gjë përmbyset, duke sjellë kriza e madje edhe vrasje si këto të fundit.

 

Nuk është e rëndësishme se kush është fajtori, posaçërisht rastet e tilla si ky i fundit ku çdo gjë është planifikuar paraprakisht, por është i tmerrshëm të menduarit e pronësisë së një individi ndaj tjetrit, të një individi ndaj shtetit të një individi ndaj institucionit të caktuar ose të një individi ndaj grupit të caktuar njerëzish të jetë kjo parti politike,  shoqatë,  sindikatë familje apo diçka tjetër që nuk lidhet fizikisht me individin. 

 

 

 Të menduarit se unë jam mbreti e të tjerët janë skllevërit e mi, e ka lënë kombin tonë 60 apo 70 vite mbrapa Evropës. Si rrjedhojë ambasadorët e huaj duhet të kujdesen për mbarëvajtjen e shteteve tona ose migrimi është zgjidhja. 

 

Po dua të tregoj një tregim timin që e hasa në jetën time disa ditë më herët, ku pjesë e kësaj  storje ishin njerëzit që konsiderohen shtresa më e ngritur e shoqërisë, elita intelektuale e edukative që normalisht duhet të jetë shembull për të tjerët se si duhet të respektohet gjinia femërore në çdo hap të jetës dhe në çdo situatë që gjendemi.

 

Kishte të bënte me një paraqitje televizive ku duhej të prezantohej një grupim i njerëzve të vullnetit të mirë, ku qëllimi i atij grupimi do ishte puna e përbashkët për harmonizim në mes neve shqiptarëve këtu në Finlandë, dhe ndihma e mundshme që do ju ofrohej atyre që në të ardhmen do të kishin nevojë për të. 

 

Unë propozova, që në atë paraqitje televizive të ishte pjesëmarrëse përveç  kryetarit, edhe një femër, sepse ashtu do jepnim mesazhin më të mirë të mundshëm për ata që na shohin në Kosovë,  Shqipëri dhe çdo vend tjetër ku jetojmë ne shqiptarët, kjo besoja unë do nxiste një dëshirë shtesë për femrën shqiptare për të zhvilluar dhe për të qenë vetvetja, por do të ndihmonte edhe gjininë mashkullore të kuptojnë më mirë nevojën dhe domosdoshmërinë për të qenë të barabartë  mashkulli dhe femra sepse kjo është në dobinë e gjithë shoqërisë, por është edhe dëshirë e perëndisë që na ka sjellë në këto botë si qenie njerëzore për të qenë të barabartë. 

 

Propozimi im u hodh poshtë pa u votuar fare dhe si gjithherë u vendos që dy burra të prezantojnë atë qe donin ta prezantonin para publikut shqiptarë. 

Ashtu siç po thotë Albin Kurti, unë nuk jam kokëfortë por jam principiel, ashtu thash edhe unë në vete, a thua a duhet të qëndroj në një grup ku shkelet barazia gjinore edhe atë nga  ajo që konsiderohet niveli elitar i shoqërisë,  dhe vendosa që do ju qëndroj besnik vlerave të mia, dhe në shenjë proteste u tërhoqa  nga ai grup intelektualësh. 

 

Pastaj u tërhoq edhe një grua/ nënë e nderuar e cila është simbol i një gruaje intelektuale shqiptare këtu në Finlandë që vjen nga një familje e ngritur Kosovare dhe e cila madje ka qenë mësimdhënëse në një universitet këtu në Finlandë dhe që me punën e sajë me klient na prezanton në mënyrën më të mirë të mundshme. 

 

Më bëri përshtypje një gjë: në grupin tonë kishte edhe gra, dhe është shumë interesant të tregohet që asnjë nga to nuk e ngriti zërin drejtpërdrejt për ta mbrojt barabarësinë në mes dy gjinive, dhe kjo më shqetëson më së shumti, sepse liria e barazia as nuk blihet e as nuk shitet por arrihet me punë e sakrifikim dhe këtë sakrifikim duhet ta bëjnë  pikërisht femrat. 

 

Unë besoj shumë që kësaj çështje që është shumë e ndjeshme e shpesh tepër e dhimbshme, duhet të ju qasemi nga një aspekt psikologjik, duke hulumtuar rrënjët e një të menduari të gabuar të gjinisë mashkullore dhe  arsyet e  një mungese të një rezistence efektive të gjinisë femërore ndaj  këtij trajtimi çnjerëzorë që ju bëhet. Nuk mjafton rezistenca individuale, nevojitet rezistenca kolektive. 

Ne si shqiptarë, duhet të heqim dorë nga dhënia e dorës e për hajret që i bëjmë për vajzat, ku baba e daja e mixha japin dorën e marrin dorën për martesat e fëmijëve, si rrjedhojë lidhen edhe familjet si pronar të individëve e si rrjedhojë krejt kjo ndërlidhet me kanunin, gjë që qon tek vrasjet e konsiderimi i gruas si pronë e paluajtshme, e cila duhet të duroj çdo gjë qe i vjen nga burri e familjarët e burrit. Këto janë tema që televizionet tona e shkollat tona duhet ti trajtojnë e jo të merren me Hudutin e disa të tjerë  që punojnë pikërisht për robërimin e femrës shqiptare. 

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".