Kosova dhe Shqipëria në projektin strategjik amerikan për fuqizimin e sundim të ligjit

Kosova dhe Shqipëria në projektin strategjik amerikan për fuqizimin e sundim të ligjit

Hajrullah Tërnava

  • 15 December 2022 - 15:59

Shkruan:ANALISTI-Hajrullah Tërnava

 

Shtetet e forta ekonomike demokratike në përgjithësi në botë, na mësojnë nga përvojat e tyre si shtete më të zhvilluara,  se si të ecet para në hap me kohën, dhe t’iu bashkangjitemi shteteve më të zhvilluara të botës, dhe popullata e jonë ti ta merr modelin e zhvillimi  për shtetin e tyre që ti kenë standardet jetësore në nivele të larta,  ta zhvillojnë shtetin e tyre në mënyrat më moderne. Ky gjithmonë ka qenë dhe mbetet qëllimi i mbështetjes amerikane  për shtetet shqiptare, edhe për Kosovën edhe për Shqipërinë.

 

Marrë në tërësi  miq e rëndësishëm të shteteve tona shqiptare, sikur që është Amerika,  po bëjnë çmos duke u munduar që të na ndihmojnë që të luftohet krimi në përgjithësi dhe të punohet pastër sipas ligjeve të shteteve në fuçi, për një të ardhme më të mirë dhe më të pasur me standarde më të larta jetësore, të cilat standarde donë me i shijua i gjithë populli. Tani edhe reagimi-alarmi i ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim është serioz dhe miqësor, e cila në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ka alarmuar se korrupsioni po e gërryen  potencialin dhe të e Shqipërisë dhe të popullit shqiptar. Një reagim i tille për Shqipërinë është një mesazh indirekt edhe për shtetin dhe Qeverinë e Kosovës, pasi që ndërlidhja e krimit mes këtyre dy vendeve nuk po i njeh barrierat e ndarjes përmes kufirit. Ambasadorja Yri Kim i ka dhënë me këtë rast një goditje serioze regjimit kriminal të Edi Ramës, duke thënë se teksa shënuan Ditën Ndërkombëtare Anti-Korrupsion, është me rëndësi që të rigjallërohen përpjekjet tona për t’i dhënë fund murtajës së korrupsionit, sepse korrupsioni iu vjedh qytetarëve dhe brezave të ardhshëm pasurinë dhe shpresën e te jetuarit. Ai e than rritjen ekonomike, pengon zhvillimin, minon demokracinë, si dhe iu hap dyert kriminelëve, trafikantëve dhe terroristëve. “Prandaj Presidenti Biden, për herë të parë, e përcaktoi anti-korrupsionin si interes thelbësor të sigurisë kombëtare dhe bëri publike një strategji ambicioze të Shteteve të Bashkuara për t’iu Kundërvënë Korrupsionit. Për ta vënë në zbatim strategjinë, Shtetet e Bashkuara punojnë anembanë globit për të ndihmuar vendet që të parandalojnë ryshfetin, të mbështesin hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit, promovuar transparencën, si dhe fuqizuar shoqërinë civile dhe medien e pavarur për të zbuluar korrupsionin”, ka thënë Yri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri. Ajo ka rikujtuar angazhimin e veçantë të SHBA-ve për shpallje luftë kundër  korrupsionit dhe qeverive të korruptuar në rajonin e Ballkanit, duke rikujtuar edhe Urdhrin Ekzekutiv të presidentit Biden për shpalljen nongrata dhe izolimin e liderëve të korruptuar në krye të shteteve të Ballkanit. “Shtetet e Bashkuara e mbështesin luftën kundër korrupsionit me veprime të qarta. Ne financojmë reforma në drejtësi, përfshi me BE-në dhe partnerë të tjerë. Mbështesim medien investigative dhe organizatat e shoqërisë civile që luftojnë korrupsionin. Përdorim shpalljet non grata dhe sanksionet ndaj aktorëve të korruptuar dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Për shembull, Presidenti Biden nënshkroi në qershor 2021 një Urdhër Ekzekutiv të ri, i cili përqendrohet te krijimi i sanksioneve për ata që përfshihen në veprimtari që minojnë institucionet demokratike dhe destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, përfshi edhe  Shqipërinë. Ky Urdhër Ekzekutiv është përdorur tashmë për të sanksionuar shumë aktorë të korruptuar. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të intensifikojnë përpjekjet tona për t’u përballur me korrupsionin dhe për t’iu kërkuar llogari aktorëve të korruptuar” ka thënë diplomatja amerikane. Ndonëse këto dy vitet të mandatit të ri qeverisës në Kosovë, ka një angazhim të shtuar për rishpallur luftë të pa kompromis korrupsionit dhe krimit të organizuar, kapja e sistemit të drejtësisë nga grupet kriminale të interesit, vullnetin politik antikrim janë duke penguar dhe duke e ngadalësuar e në masë të madhe edhe vështirësuar, për të mos thënë tërësisht pamundësuar. Sipas Rrjetit Rajonal për Anti Korrupsion (SELDI), raportohet se gjatë këtyre dy viteve të fundit Kosova ka shënuar ulje të rasteve të reja  korruptive, për dallim nga Kosova, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rritje. Mirëpo ky trend i nismës pozitive nuk duhet shërbyer për tu vetëkënaqur dhe krenuar por inkurajim për të vazhduar pa kompromis luftën kundër nëntokës kriminale dhe korrupsionit e krimit të organizuar. Shtetet mike sikur në këtë rast Amerika që përpos na ndihmuan të çlirohemi nga okupatori shumë vjeçar, edhe tani gjithnjë po na qëndrojnë pran edhe për aspekte tjera demokratike e sidomos të luftimit të krimeve në përgjithësi, dhe po na ofron shumë ndihma në këtë aspekt, gjë që nga këtu shihen qëllimet mike të këtij shteti i cili në mënyrë permanente tregon interesim ta na qëndroj pranë, edhe për shumë çështje tjera si në këtë rast të luftimit të krimit dhe rritjes të standardit të qytetarëve të shteteve tona, por edhe të sovranitetit të Kosovës në këto kohëra kur Serbia po bënë çmos për ti destabilizue shtetet tona, se sikur mos të ishim në këto marrëdhënie të tilla miqësore-vëllazërore, edhe sovraniteti i shteteve tona do të vihej në pikëpyetje, sepse amerikanët edhe para shumë viteve apo shekujve  na kanë qëndrua pranë, dhe falë tyre ekzistojnë sot shtetet shqiptare, prandaj është fati që i kemi miq dhe përvojat e tyre duhet të jetësohen në politikat tona shtetërore, prandaj sikur çdo shtet që i kanë shtetet mike të tyre të  forta, që gjithnjë ju qëndrojnë pranë, prandaj edhe shtetet tona duhen ta shfrytëzojnë këtë përvojë, të këtyre rrethanave, dhe për ne shqiptarët është fat dhe forcë që pranë na qëndrojnë shtete te forta te botes sikur qe është Amerika dhe shtetet e BE-së, prandaj nuk duhet të hezitojmë në politikat e tyre çfarë na udhëzojnë.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".