Largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti pas aferës korruptive me FBI-në amerikane e shpëton Kosovën nga rreziku i projektit serbo-rus

Largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti pas aferës korruptive me FBI-në amerikane e shpëton Kosovën nga rreziku i projektit serbo-rus
Largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti pas aferës korruptive me FBI-në amerikane e shpëton Kosovën nga rreziku i projektit serbo-rus

Dr. Hysni Aliu

  • 29 January 2023 - 08:44

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Besoj shumë që për të forcuar përkrahjen e Kosovës dhe dobësuar përkrahjen për Serbinë, z Edi Rama, duhet të bije nga pushteti, duke e vendosur ndërkombëtarët para aktit të kryer të dhënies së dorëheqjes si pasoj e skandalit me ish agjentin e FBI së. Besoj shumë, që njerëz të tillë të nëntokës që kanë filluar ta atakojnë edhe demokracinë evropiane e amerikane nëpërmes pras së pistë, duhet të largohen nga pushteti. Ramja e z. Rama do të shkaktonte edhe ramjen zingjiror ëe Vuçiqit e Dodikut, si rrjedhojë perandoria e krimit do të fundosej.

 

Rrethi sa i përket hapit tjetër në lidhje me Kosovën veçse po ngushtohet nga dita në ditë. Unë personalisht jam duke e kuptuar momentumin në të cilin gjendet Ballkani perëndimore dhe çështja e Kosovës në këtë kuadër, edhe urgjencën e bashkësisë ndërkombëtare për të ecur përpara në integrimet Euro Atlantike të shtetit të Kosovës, po frikësohem shumë që rrethanat në Kosovë, Shqipëri, Serbi BE dhe SHBA nuk janë të tilla që të japin sigurinë e një marrëveshje që do zgjidhte çështjen e Kosovës përfundimisht. Mua po mu duket që situata tani dhe situata kur ish presidenti Trump, kërkonte një marrëveshje për Kosovën me domosdoshmëri, kanë një ngjashmëri, përjashto këtu arsyen se përse po veprohet tani me nguti dhe unitetin në dukje të parë SHBA- BE. Më shqetëson mungesa e një trupi të unitetit pozitë opozitë për marrëveshjen gjysmëfinale. Me shqetëson mos përfshirja e figurave eminente që njohin mirë të drejtën ndërkombëtare, dhe domethënien e marrëveshjeve të caktuara në atë aspekt. Sipas profesor Enver Hasanit, me këtë marrëveshje të re po preket rregullimi i shtetit të Kosovës në themelet e ti, dhe kur këtë e thotë një profesor i nivelit siç është z. Hasani një ekspert i të drejtës ndërkombëtare, ne duhet të shqetësohemi. Më shqetëson rreshtimi i opozitës së Kosovës, e cila po duket qartë që po luan një lojë të pistë në raport me Qeverinë Kurti, duke pritur momentin adekuat për të ja dhënë një shtyrje për të keqe qeverisë së vendit të vetë, me qëllimin që të vijnë në pushtet për të vazhduar hajnit që ju mbetën në gjysmë. Në Shqipëri, kemi një qeveri e kryeministër i cili e ka zhvesh vetveten, edhe në dyer të BE së, duke e mbrojtur Vuçiqin dhe Serbinë, duke ofruar mirëkuptim për vendimet e tij në raport me Rusinë, gjersa BE kërkon llogaridhënie nga Serbia. Kemi një Serbi e cila së bashku me Rusinë e ka investuar tërë prenë e pistë të saj, në Evropë e botë për ti blerë njerëzit vendimmarrës nëpër botë, gjëra që tashmë janë faktuar në Evropë dhe së fundmi edhe në SHBA.Afera korruptive me agjentin e FBI së, dhe ndërlidhja e tij me Kryeministrin Rama dhe Oligarkun rus nga ana tjetër, i zbulon arsyet se përse z. Rama po e mbron Serbinë dhe Vuçiqin, duke mbrojtur në këtë mënyrë themelet e mafisë së drogës në Shqipëri e më gjerë në Ballkan dhe Evropë. Më shqetësojnë edhe skandalet e dokumenteve sekrete të gjetura në shtëpinë e Trumpit por edhe të disa zyrtarëve tjerë të Shtëpisë së Bardhë, sepse kjo tregon për jo seriozitetin , papërgjegjësi në të cilën gjendet shteti kryesore i botës dhe në të cilin ne besojmë, dhe sipas këshillave të të cilit duhet të veprojmë. Divergjenca në deklarata nga ambasador që vijnë nga i njëjti shtet, dallimi në qëndrime të bënë të frikohesh dhe të mendosh se kujt duhet ti besosh. Deklaratat e ambasadorit serb Gjuriq në SHBA se lobuesit e tyre kanë bërë ndryshime të mëdha në raportet me SHBA-të, dhe afërsia ekonomike në mes SHBA-ve dhe Serbisë që është e dukshme në kohën e fundit, natyrisht nxisin frikën tek ne shqiptarët. Zbulimi i aferave të fundit korruptive veç sa e thellojnë këtë pasiguri brenda Kosovës. Unë si individ gjatë qëndrimit në Kosovë para pak javësh, vërejta një atmosferë të ndezur, tepër të acaruar në raportet opozitë qeveri, një armiqësim dhe urrejtje nga ana e opozitës, e tëra kjo sepse diç po duket se qeshmet e hajnisë janë shtrëngua, dhe tani më uji nga to nuk rrjedh me presion të lartë por pikë pikë. Kam vërejtur tendenca për të ndikuar edhe në mënyrën tim se si i gjykoj gjërat, nga njerëz të cilët më herët nuk e kanë bërë të njëjtën gjë edhe pse i kanë takuar de fakto opozitës së tanishme, në muajt e fundit kjo ka ndodhur, e si rrjedhojë kam bërë zgjedhjen time duke shmangur bisedat me njerëz që kemi opinione plotësisht të ndryshme. Nga ana tjetër, njerëzit e rëndomtë që nuk lidhen me ndonjë interes material me opozitën, kanë një simpati të madhe për qeverinë Kurti, sepse e kanë përjetuar në lëkurën e vetë peshën e ndryshimit. Unë do të doja shumë, që para se të shkohet përpara me planin Franko Gjerman, SHBA-të dhe Gjermania, Franca, Italia, Britania e Madhe, të ndihmojnë në krijimin e grupit të unitetit, grup politik dhe i ekspertëve më të mirë vendor e ndërkombëtar, në mënyrë që si tërësi të përballemi me këtë sfidë që kemi përpara. Besoj shumë që për të forcuar përkrahjen e Kosovës dhe dobësuar përkrahjen për Serbinë, z Edi Rama, duhet të bije nga pushteti, duke e vendosur ndërkombëtarët para aktit të kryer të dhënies së dorëheqjes si pasoj e skandalit me ish agjentin e FBI së. Besoj shumë, që njerëz të tillë të nëntokës që kanë filluar ta atakojnë edhe demokracinë evropiane e amerikane nëpërmes pras së pistë, duhet të largohen nga pushteti. Ramja e z. Rama do të shkaktonte edhe ramjen zingjiror të Vuçiqit e Dodikut, si rrjedhojë perandoria e krimit do të fundosej. Tek pas këtyre ndryshimeve do besoja për një epilog pozitiv në dialogun Kosovë Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".