Duke pritur Vettingun e vonuar pa pastruar sistemin e drejtësisë të kapur nga mafia e nëntoka e krimit të organizuar

Duke pritur Vettingun e vonuar pa  pastruar sistemin e drejtësisë të kapur nga mafia e nëntoka e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 08 February 2023 - 07:41

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani nuk duhet të befasohemi me situatën e krijuar nëpër institucionet shtetërore, prandaj edhe më tutje po konstatohet zyrtarisht edhe nga vetë institucionet e drejtësisë, se qëllimisht po amnistohet krimi i organizuar dhe korrupsioni nga gjyqësori i dështuar dhe inkriminuar, i cili pavarësisht hartimit të planeve strategjike specifike për lëndët e kësaj fushe, rezulton vazhdimisht i dështuar në kufijtë më të ulët kritik.

-Nga paslufta e deri më tani, në formim e sipër të shtetit të pavarur të Kosovës, mjerisht gjatë formimit të këtij shteti, nuk i emëruan njerëzit e shkolluar dhe me provoja shtetërore në institucionet kryesore, atyre njerëzve pushtetarët e rij iu zinin behane, sepse „rraha gjoksit që thirreshin se e kanë çliruar Kosovën“, ata filluan në stilin e tyre ti emërojnë njerëzit e tyre që e kishin për qellim që ti mbrojnë për veprat e tyre kriminale, se iu duhej vetë ata „rrahagjoksë“ që të pasuroheshin, prandaj kur në vende të rëndësishme emërohen njerëz jo të aftë dhe të ligjshëm, është e kuptueshme se kështu edhe krijohet situata e mos funksionimit të shtetit dhe drejtësisë.

Tani nuk duhet të befasohemi me situatën e krijuar nëpër institucionet shtetërore, prandaj edhe më tutje po konstatohet zyrtarisht edhe nga vetë institucionet e drejtësisë, se qëllimisht po amnistohet krimi i organizuar dhe korrupsioni nga gjyqësori i dështuar dhe inkriminuar, i cili pavarësisht hartimit të planeve strategjike specifike për lëndët e kësaj fushe, rezulton vazhdimisht i dështuar në kufijtë më të ulët kritik. Sipas një analize profesionale të vetë KGJK-së është konstatuar se plani Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024 nuk ka gjetur zbatim të plotë. Këtë konstatim e ka dhënë në mbledhjen e 303-të të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Afrim Shala, kryetar i Komisionit për Monitorimin, Vlerësimin dhe Raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025 si dhe i Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024.

Sipas gjyqtarit Shala, njëherësh Kryetar i Komisionit për Monitorimin e Strategjive të lartcekura, bazuar në rastin konkret subjektet përgjegjëse që kanë obligime në zbatimin e planit strategjik janë kryetarët e gjykatave, koordinatori në nivel të KGJK-së për lëndë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, Njësia për Inspektim Gjyqësor, Komisioni për Administrim të Gjykatave, Auditori i Brendshëm, Zyra e Statistikave dhe Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore pranë KGJK-së. Shala ka treguara para KGJK-së se si komision vlerësues kanë kërkuar informacione nga këto subjekte se sa i kanë përmbush obligimet që dalin nga ky plan. Mirëpo, sipas tij, kanë pranuar përgjigje zhgënjyese nga secila njësi veç e veç, nga Njësia e Auditimit të Brendshëm, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, në Gjakovë, Gjilan, Prishtinë dhe Prizren, nga koordinatori dhe Njësia për Inspektim Gjyqësor. Sipas tij, pas pranimit të informacioneve kanë ardhur në përfundim se Plani që nga miratimi prej KGJK-së e deri në kohën e raportimit nuk ka gjetur zbatim të plotë, për shkak se subjektet kryesore përgjegjëse nuk kanë arritur që t’i përmbushin në tërësi detyrimet dhe përgjegjësitë që derivojnë nga ky plan”, ka deklaruar Shala. Përveç të gjeturave si komision kanë elaboruar edhe rekomandimet ku, sipas tij, kanë rekomanduar që të mbahet një takim me subjektet përgjegjëse lidhur me ngecjen e zbatimit të këtij plani.

KGJK sipas analizës së fundit, ka konstatuar se ka pasur një ngarkesë të madhe Departamenteve Speciale të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe asaj të Apelit. Mbetja e lëndëve të pa zgjidhura në nivelet e gjykatave vazhdon të jetë akoma alarmant. Është raportuar se janë 14 mijë 517 lëndë të pa zgjidhura në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, raportohet se punë janë gjithsejtë 15 mijë 269 lëndë nga të cilat janë zgjidhur vetëm 752 lëndë ndërsa kanë mbetur të pazgjidhura edhe 14 mijë 517 lëndë. Arsye e këtij dështimi është sipas KGJK-së mungesa e stafit të mjaftueshëm.

Raportimet në KGJK konstatojnë se në Gjykatën e Apelit në vitin 2022 janë zgjidhur 17 mijë 363 lëndë. Viti 2022 është nisur me 15 mijë e 64 lëndë të pazgjidhura ndërsa gjatë vitit i kanë pranuar edhe 18 mijë e 973 lëndë, e që i bie se në punë kanë pasur 34 mijë e 37 lëndë. Situata e tanishme tani e krijuar fletë se kjo gjendje alarmante e stagnimit dhe dështimit të trajtimit të ngadaltë të rasteve të fushës së krimit, se nuk do të ketë zhvillim pozitiv, dinamikë të përshpejtimit, pa u pastruar dhe dekriminalizuar sistemi i drejtësisë me procesin në pritje të Ligjit Vetting, i cili tashmë ka arritur deri në Kuvend dhe është premtuar për një dinamikë punë të shtuar deri në miratim dhe fillim zbatimi gjatë këtij viti, varësisht nga pengesat që mundë të dalin përgjatë rrugës deri te miratimi dhe fillimi I zbatimit praktik, pa ndikim politik.

Sa më parë që të nisë të jetësohet Ligji i Vettingut në institucionet e Kosovës, shpresat janë se spastrimi i atyre institucioneve do të ndodhë më shpejtë dhe në mënyrë efektive, sepse në ato vende të rëndësishme të institucioneve do të vijnë njerëz të shkolluar, me përvoja të mirëfillta dhe me të kaluar të pastër si të shkollimit të tyre njashtu edhe përvojave nëpër punët ku ata kanë punuar, dhe vetëm në këtë mënyrë mundë të presim se ky ligj do ti kontribuoj pozitivitetit në çdo aspekt të luftimit të të gjitha të këqijave në këtë shtet, prandaj ekzistojnë edhe shpresat se edhe shtetet e BE-së kur ti vërejnë këto spastrime të institucioneve tona, edhe neve do të na i hapin dyert drejt shteteve të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".