Kosova po futet në një vit të nxehtë të agjendave politike e diplomatike, asociacioni i komunave kërkesë e imponuar!

Kosova po futet në një vit të nxehtë të agjendave politike e diplomatike, asociacioni i komunave kërkesë e imponuar!
Kosova po futet në një vit të nxehtë të agjendave politike e diplomatike, asociacioni i komunave kërkesë e imponuar!

Dardan Grapci

  • 14 February 2023 - 22:31

Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci

Në këtë  situatë, lidershipi politik i Kosovës, pavarësisht përgjegjësive institucionale që kanë, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë shumë unik në këtë koment të rëndësishëm kritik dhe historik.  Janë këto të dyja elemente që flasin qartë se tani më nuk ka kthim mbrapa dhe se vetëm  po paralajmërohet Kosova për marrëveshje finale me Serbinë e cila duhet finalizuar dhe do të ishte shumë e dëmshme nëse nuk ka unitet politik për ta nënshkruar sipas agjendës ndërkombëtare, agjendë e shteteve të fuqishme mike të Kosovës që janë duke ndërmjetësuar dhe e kanë përcaktuar-afatizuar. Tani më asgjë nuk është sekrete por shumë publike, prandaj edhe kërkohet një mençuri e madhe politike e veprimit sepse  faktori ndërkombëtar po vepron me agjendë të qartë të dizajnuar (vizatuar në letër) për zbatim: Asociacioni mund të formohet deri në verë, ndërsa propozimi franko- gjerman mund të zbatohet deri në fund të vitit.

 

Seanca e fundit e Kuvendit të Kosovës e cila kishte vetëm një pikë të rendit të ditës, dialogu me Serbinë dhe rezultatet e tij,  dëshmoi se pavarësisht dilemave, hezitimeve dhe lojërave të ndryshme politike,  viti në të cilin kemi shkelur, është ndër vitet më të rëndësishme, krucial, për të pasur inatet sjellje dhe veprimi politik në interesin nacional.

 

Agjenda e  imponuar e faktorit ndërkombëtar tani më është e qartë, indirekt e ka pranuar dhe konfirmuar para deputetëve edhe kryeministri i vendit Albin Kurti. Asociacioni  është një çështje  e detyrueshme që duhet të merr epilog në këtë verë, por spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik, për të reaguar dhe për të  ndikuar në formën në të cilën do të krijohet ky asociacion, duke qenë të kujdesshëm në ruajtjen e interesit nacional, interesin e shtetit që në  një periudhë të ardhshme  të shtet ndërtimit të mos jemi të cenuar dhe rrezikuar nga një krijesë e tillë.

 

Në plan të dytë është vendosur edhe plani franko-gjerman, si projekt marrëveshje në mes të dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë, një temë e nxehtë që do të vazhdon të dialogohet e negociohet deri në fund të vitit në fund të vitit. Në këtë  situatë, lidershipi politik i Kosovës, pavarësisht përgjegjësive institucionale që kanë, pozitë dhe opozitë, duhet të jenë shumë unik në këtë koment të rëndësishëm kritik dhe historik.  Janë këto të dyja elemente që flasin qartë se tani më nuk ka kthim mbrapa dhe se vetëm  po paralajmërohet Kosova për marrëveshje finale me Serbinë e cila duhet finalizuar dhe do të ishte shumë e dëmshme nëse nuk ka unitet politik për ta nënshkruar sipas agjendës ndërkombëtare, agjendë e shteteve të fuqishme mike të Kosovës që janë duke ndërmjetësuar dhe e kanë përcaktuar-afatizuar. Tani më asgjë nuk është sekrete por shumë publike, prandaj edhe kërkohet një mençuri e madhe politike e veprimit sepse  faktori ndërkombëtar po vepron me agjendë të qartë të dizajnuar (vizatuar në letër) për zbatim:

 

Asociacioni mund të formohet deri në verë, ndërsa propozimi franko- gjerman mund të zbatohet deri në fund të vitit. Kështu këtë agjendë e ka deklaruar edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Sipas tij, Amerika është absolutisht e përkushtuar për zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord përfshirë edhe Asociacionin. “Ne me të vërtetë këmbëngulim që ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet, kështu që po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit”, ka thënë Hill. Ai ka thënë se ka një lidhshmëri mes propozimit frnako-gjerman dhe marrëveshjeve të Brukselit meqë në propozimin franko-gjerman shkruan që të gjitha marrëveshjet e arritura duhet të zbatohen. Gjersa, ambasadori amerikan në Serbi jep afate, edhe Kuvendi i Kosovës  ka debatuar, madje pavarësisht dallimeve dhe qëndrimeve në nuanca  të vogla për interesa politike, prani franko gjerman si platformë e pranueshme për marrëveshjen finale është përkrahur nga i gjithë spektri politik, dhe tani mbetet çështje e dinamizmit të faktorit ndërkombëtar, për ti detyruar palët, të ulen në dialog dhe për të gjetur kompromisin e dyanshme për marrëveshjen e finalizuar.

 

Kjo është një agjendë serioze politike dhe diplomatikë për shtetin që nuk përsëritet edhe njëherë.  Do të ishte  i rrezikshëm për vendin, një mos koordinim pozitë opozitë në këtë proces, mos bashkëpunim dhe mos bashkëveprim, kur derisa dihet mirëfilli që kjo finale e dialogut me Serbinë, deri në këtë mandat të qeverisë Kurti, e ka vulën dhe mbanë firmat e ish pushtetarëve, zyrtarëve të sotëm politik në opozitë, qofshin ata deputet në parlament apo edhe jashtë parlamentit, zyrtar të lartë të partive politike që i kanë paraprirë procesit të deritashme dhe kanë përgjegjësi për situatën në të cilën aktualisht gjendet vendi.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".